Titulli: Pse Amerika ndërhyri në Afganistan dhe Kush e shpiku Terrorizmin? (VIDEO)
ore hajduti ku mund te kete mire ne nje vend qe me mijra tonelata arsenal luftarak eshte derdhe atje. ato tanke e aeroplan o i nderuar karamele nuk kane shpernda atje po helm e bomba e di kete?
Alternativa per Irakun dhe Afganistanin jane Sadam Husein dhe Talibani, varferia, diktatura, tortura, vrasjet publike, terrori, analfabetizmi, vdekja nga uria teksa diktatoret ndertojne pallate madheshtore.
SHBA e gjeti veten ne 11 shtator si superfuqia e vetme e botes e goditur nje kontigjent njerezish te cilet i bashkon: a) Urrejtja ndaj SHBA-se. b) Percmimi ne kulm per jeten kur jane te gatshem te hedhin ne ere jeten e tyre c) Motivimi i akteve te tilla me nje kredo religjoze islamike qe justifikon aktet e terrorizmit si vullnet i Allahut d) Gati te gjithe jane muslimane dhe vine nga bota arabe. I perzien keto fakte te perbashketa duke shtuar edhe reagimin pozitiv ndaj ketyre akteve ne mase ne boten arabe, dhe arrin ne perfundimin se:
1. Terrorizmi islamik nuk eshte veper e nje personi apo grupi, eshte produkti i nje shoqeri qe jo vetem nuk i denon keto akte, perkundrazi i mbeshtet ato ne mase ne menyre te vetedijshme apo te pavetedijshme.
2. Vetem njerez te mbushur me urrejtje ndermarin akte te tilla dhe kjo urrejtje nuk eshte sporadike, eshte e kultivuar ne mbare boten arabe ku ky fenomen ka lindur.
3. Dashur pa dashur, terroristet kane implikuar ne kete lufte fene e tyre Islame.
Pra plani i terroristeve nuk eshte vetem shkaterrimi i qyteterimit perendimor, eshte edhe perplasja e qyteterimit islamik me ate perendimor dhe jo me kot Islami implikohet ne doktrinen dhe retoriken e atyre qe fshihen pas akteve te tilla. Nuk mungojne apelet per rekrutim apo xhihad i organizatave terroriste per mbare boten muslimane, te gjitha te drejtuara kunder SHBA dhe aleateve te saj.
Ne vend qe te gezoheni qe SHBA po ndermer ate rrugen e gjate te adresimit te problemit, ju manifestoni paditurine dhe injorancen tuaj tradicionale kur vjen fjala tek maredheniet nderkombetare. Kur Japonia sulmoi floten amerikane ne Paqesor ne 1945 me avionet e saj kamikaze (te ngjashem me 11 shtatorin 2001), presidenti Truman nuk u mendua dy here per te hedhur bomben atomike ne Hiroshima dhe Nagasaki. Ato bomba perfunduan luften ne cast dhe kapitulluan perandorine japoneze, ashtu sic ndalen vrasjet e ushtareve amerikane ne luftanijet e paqesorit.
Presidenti Bush nuk zgjodhi perdorimin e forces se pakontrolluar per te rrafshuar malet e Afganistanit apo Pakistanit ku mendohet te jene strehuar terroristet islamike. Bush dergoi mijra ushtare amerika ne lufte per ti cliruar keta popuj nga tirania dhe per ti futur ne rrugen e lirise dhe demokracise, i bindur se kjo sipermarrje do te paguhej me gjakun e atyre qindra... ushtareve amerikane qe do te jepnin jeten e tyre ne lufte.
hajduti