Republic Of Kosovo
Ado !
Kryetari i Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi ka deklaruar se rezultatet paraprake të KQZ nuk janë asgjë tjetër veç inskenim dhe provokim i Sali Berishës. Ai i bëri thirrje kryeministrit në detyrë të heqë dorë nga këto veprime sepse do të përballet me popullin në rrugë.
Deklarata e Ruçit vjen pak momente pas shpalljes se rezultateve paraprake të zgjedhjeve, nga zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli.
"Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet Parlamentare të qershorit 2009, duke marrë bashkë me aleatët 71 mandate". Kështu është shprehur Olli, nga selia e KQZ-së. Ai nënvizoi se këto janë të dhënat paraprake të zgjedhjeve, ku koalicioni i majtë Bashkimi për Ndryshim ka fituar 65 mandate, ndërsa koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë 4 mandate.
I menjëhershëm ishte reagimi i PS-së, ku Ruçi deklaroi se "Sali Berisha provokon shqiptarët duke degjeneruar procesin e zgjedhjeve. Ai iu nxjerr shqiptarëve kukullën që është në krye të KQZ-së për të ashtuquajturat rezultate paraprake".
Sipas tij, Berisha ka vetëm 70 mandate dhe mbetet për tu parë rezultati i Beratit, ku PS pretendon mandatin e 8. Mbetet për tu parë rezultati i Fierit, Tiranës, etj.
"Ndaj i bëj thirrje Berishës dhe KQZ të mos iu imponohen shqiptarëve sepse do të përballen me protesta popullore", tha Ruçi. /shekulli/