redi-
Anëtar i Respektuar
Grupi parlamentar i PS ka mbështetur vendimin e kryesisë së një nate më parë, duke bojkotuar kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Por shumë deputetë dhe anëtarë të Asamblesë kundërshtojnë këtë vetëvrasje politike të Edi Ramës
Rama në një konferencë për shtyp ka deklaruar se "ثshtë vendosur që një grup pune të bëjë formulimin përfundimtar të kësaj marrëdhënie PS- Parlament. Qendrimi është i prerë, PS nuk hyn në Parlament, sepse e konsideron këtë institucion me legjitimit të cunguar dhe për të hyrë vendos një sërë kushtesh që mundësojnë zbardhjen e maskaradës zgjedhore. Pra ne kërkojmë që Parlamenti të vihet në dispozicion të transparencës mbi procesin zgjedhor, të korrigjimit të defekteve të rënda të zgjedhjeve që deformuan vullnetin e popullit".
Partia Socialiste nuk do të jetë ditën e hënë, në seancën e parë parlamentare. Këtë e ka vendosur Grupi Parlamentar i kësaj partie, në mbledhjen e sotme zhvilluar në Hotel Tirana. Pas tre orë diskutimesh deputetët e rinj të PS-së kanë vendosur të bojkotojnë Kuvendin. Madje vendimi i tyre shkon përtej vendimit të Kryesisë së kësaj partie, duke mos shkuar as në seancën e parë të Kuvendit, që mblidhet për herë të parë më 7 shtator. Vendimi është i prerë bojkot deri në plotësim të kushteve.
Burimi:TvKlan