▌VNSHD▐
BSNT
![Foshnje-905x395.jpg Foshnje-905x395.jpg](https://fv.al/data/attachments/108/108784-2332b36c365559b2b94b7692e874c7eb.jpg)
Vendosja e emrit të foshnjës është një nga momentet e shumëpritura për prindërit.
Disa prindër e mendojnë me kujdes para se foshnja të lindë e disa të tjerë zgjedhin ta vendosin në momentin që foshnja ka lindur.
Kemi dëgjuar shumë raste ku prindër shqiptarë vendosin foshnjave bashkimin e emrave të tyre, apo emra të familjarëve të ndjerë, apo emrat e personazheve të tyre të pëlqyer të filmave, po rrallë është dëgjuar se prindërit i vendosin foshnjës emrin e një partie politike.
Një familje kosovare, e cila jeton në Belgjikë ka zgjedhur që vajzën e tyre ta quajnë ‘Vetëvendosja’, duke iu referuar partisë politike të Albin Kurtit.
j.l./ dita