![berati-620x330.jpg](https://i2.wp.com/www.pamfleti.com/wp-content/uploads/2017/02/berati-620x330.jpg?resize=620%2C330)
Prestigjiozja britanike “The Telegraph” ka publikuar një listë me 30 qytetet më të bukura në Europë, dhe në vendit e dytë të listës është renditur qyteti i Beratit.
Lista është përgatitur nga Shoqata Japoneze e Agjentëve të Udhëtimit ku janë paraqitur 30 destinacionet që nuk duhen humbur.
“Mangalem” lagjia e vjetër e qytetit në brigjet e lumit Osum është një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Në kohët e mesjetës ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine.”- shkruan The Telegraph. Pamfleti