A2.
V.I.P
Shoh se ka tema të hapura mbi poezi të llojeve të ndryshme, por nuk pash që ka poezi të cilat përshkruajnë një gjendje të trishtë shpirtërore. Momente të tilla shpesh janë inspiruese kur njeriu ndihet i zbraztë, i pafuqishëm, ka shumë për të thënë, por nuk e thotë dot. Një moment të tillë e kam nga përvoja personale, e që me siguri nuk është i fundit. Ju ftoj, duke ia filluar i parë, që të shkruani poezi të tilla në këtë seksion. Këtë poezi të mëposhtme e kam shkruar në vitin 2016, derisa po i shfletoja shkrimet perosnle, e pash dhe doja të ndaja me ju. Lexim të këndshëm!
Çka jam?!
Pa emër, i vetëm, pa jetë
Pa të drejtë
I huaj, i vetmuar
Në mes të turmës së grumbulluar
Në tokë të bekuar, i djallëzuar
I zhytur, jo në det
Por në mëkate sa një det
Duke shpresuar
Të më kthehet edhe një herë shpresa
Kam harruar, çfarë kam harruar
Kam humbur, mundësinë për të humbur
Prapë i vetëm
Më i vetmuar se vetmia
Njeri, jo s'jam
Atëherë, çka jam?
Pa shpresë, pa jetë
Pa zemër, pa shpirt, i vdekur
Që ec mbi tokë
Marr frymë
Jo për të jetuar
Por që të mbes gjallë
I mallkuar, a jam?!
Çfarë kam?
Ku jam?
Kush jam?
As përgjigje nuk kam
Veç, gjak dhe lot
Dhimbje, pa fund
Fund, pa mbarim
Vetëm një të vërtetë
Jam i dënuar përjetë
15:58
25/02/2016
Çka jam?!
Pa emër, i vetëm, pa jetë
Pa të drejtë
I huaj, i vetmuar
Në mes të turmës së grumbulluar
Në tokë të bekuar, i djallëzuar
I zhytur, jo në det
Por në mëkate sa një det
Duke shpresuar
Të më kthehet edhe një herë shpresa
Kam harruar, çfarë kam harruar
Kam humbur, mundësinë për të humbur
Prapë i vetëm
Më i vetmuar se vetmia
Njeri, jo s'jam
Atëherë, çka jam?
Pa shpresë, pa jetë
Pa zemër, pa shpirt, i vdekur
Që ec mbi tokë
Marr frymë
Jo për të jetuar
Por që të mbes gjallë
I mallkuar, a jam?!
Çfarë kam?
Ku jam?
Kush jam?
As përgjigje nuk kam
Veç, gjak dhe lot
Dhimbje, pa fund
Fund, pa mbarim
Vetëm një të vërtetë
Jam i dënuar përjetë
15:58
25/02/2016