triumfuesja
Anëtar i Respektuar
Në shah
Po bie mbremja qete-qete
me shokun tim po luaj shah
vertet ketu ka edhe mbreter
por ne i komandojme ata
E treta radhe qe fitorja
vec mua po me buzeqesh
ky shoku im pi vec cigare
nje shuan e nje tjeter ndez
Kur ja tek xhami afer deres
kaq befasisht u shfaqe ti
dhe na veshtrove duke qeshur
po kujt i qeshe nuk e di!
Sa kohe ndenje prane nesh
aq here un u zura mat
tani e kisha une radhen
ti pi cigaret me inat.
Nje mije loje te bej tani
un do ti humb nje e nga nje
sa kohe qe ende nuk e di
per mua erdhe a per te!
Nje mije mbreter shoku im
le te mi zere mua mat
mjafton qe ti te me kuptosh
se ardhja jote u be shkak!