Doja të të dua..
Doja të të dua,sigurisht që doja
Doja të të shihja, ty, si perëndi.
Edhe pse e dija që shumë po gaboja
Gabimi im i këndshëm, mban emrin "dashuri"!
Ti, ishe një ''botë'' tjetër e unë aty jetoja
Aty nuk kishte ligje, kish’ veç mirësi.
Kur dilja në anë tjetër, më thoshnin që gaboja
E tek ty kur ''hyja'' çdo gjë ish’ mrekulli!
Ajo bota jote nuk kishte përcaktime
E as fe nuk njihte, as mosh edhe as ngjyrë.
Por ish 'ana tjetër', gjithë paragjykime
Aty ku të gjithë zërat kishin një fytyrë!
Herë këtej e herë andej, tek ti folen e ngrita
Aty ku valët sillnin plotë ndjenja dashuri.
Aty ku edhe territ nuk i mungonte drita
Aty ku edhe hëna, nuk ndillte nostalgji!
Her’ këtej e her’ andej, një ditë do vinte fundi
Se çdo gjë e bukur nuk mund të zgjas përjetë.
Gjithë ajo vajtje-ardhje, në bindje më lekundi
E zgjodha “botën” tjetër dhe pse s'e doja vetë!
Tani kur më sjellë rruga në kufijtë e tua
Përpara portës kyçur, me mall rri e vështroj.
Ndizet prap dëshira mbushur plotë ''të dua''
“Më lini ju o njerëz, më lini të gaboj”!
Doja të të dua, sigurisht që doja
Doja dhe të kisha, ty, si perëndi.
Mijëra herë të tjera, sikur ta provoja...
Të njëjtin gabim të këndshëm, do t’bëja përsëri!
@Bledi Ylli
Dëshirë Mistike