daniel00
(ノ˵ ͡• ͜ʖ ͡•˵)ノ♡*
View: https://www.youtube.com/watch?v=0doGM_6izYg
Gjenialiteti i turmës
Ka mjaftueshëm tradhëti, urrejtje, dhunë absurditet
Në qënien njerëzore të zakonshme sa për të plotësuar në çdo çast rradhët e çdo lloj ushtrie.
Dhe më të aftët për vrasje janë ata që predikojnë kundër
Dhe më të aftët për urrejtje janë ata që predikojnë dashurinë
Dhe më të aftët për luftë - përfundimisht - janë ata që predikojnë paqe
Ata që predikojnë Zotin, kanë nevojë për Zotin
Ata që predikojnë paqe, nuk kanë paqe
Ata që predikojnë paqe, nuk kanë dashuri
Ruaju nga predikuesit
Ruaju nga ata që hiqen se dinë gjithçka
Ata kanë frikë gjërat që nuk dinë
Ruaju nga ata që lavdërojnë kollaj
Sepse ata kanë nevojë të lavdërohen
Ruaju nga ata që kërkojnë turma gjithë kohës
Sepse ata janë një hiç, të vetëm
Ruaju prej burrit të zakonshëm prej gruas së zakonshme
Ruaju prej dashurisë së tyre
Dashuria e tyre është e zakonshme, kërkon të zakonshmen
Por ka gjenialitet në urrejtjen e tyre
Ka mjaft gjenialitet në urrejtjen e tyre sa për t’ju vrarë ju, për të vrarë çdokënd
Duke mos dashur vetmi, duke mos e kuptuar vetminë
Ata do të provojnë të shkatërrojnë gjithçka që ndryshon prej tyre
Duke mos mundur të krijojnë art, ata nuk do ta kuptojnë artin
Ata do ta quajnë dështimin e tyre si krijues, vetëm si një dështim të botës
Duke mos qenë në gjendje të duan me gjithë zemër
Ata do ta besojnë dashurinë tuaj të paplotë
E më pas ata do t’ju urrejnë
Dhe urrejtja e tyre do të jetë perfekte
Si një diamant që shkëlqen
Si një thikë
Si një mal
Si një tigër
Si helm
Arti i tyre më i arrirë