Te gjitha femrat e Forumit bashke me veten! ?
N'syrin e saj,
jeton një pyll i dendur,
me pisha të egra.
N'shpinë
rëndon pesha e hekurt
që kërrus
male.
Një Oaz n’krahëror
shpërndan ngrohtësi
sikur reshje yjesh
prej ujvare qiellore.
Shpirti i
frymon copëza shkëndijash,
Diej vezullues
stuhi që të përulin.
Të thyejnë!
Helmetën e arnon
cdo ditë
me perin e forcës.
Krijon një poezi
me titull: Grua!
N'syrin e saj,
jeton një pyll i dendur,
me pisha të egra.
N'shpinë
rëndon pesha e hekurt
që kërrus
male.
Një Oaz n’krahëror
shpërndan ngrohtësi
sikur reshje yjesh
prej ujvare qiellore.
Shpirti i
frymon copëza shkëndijash,
Diej vezullues
stuhi që të përulin.
Të thyejnë!
Helmetën e arnon
cdo ditë
me perin e forcës.
Krijon një poezi
me titull: Grua!