Burrel1924
Anëtar i Respektuar
Parisi inkurajon Kryeministrin Berisha në aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian
Takim historik në Pallatin "Elysee", Sarkozy mbështet totalisht Berishën
Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi, konfimori dje mbështetjen e fuqishme për aspiratat integruese të Shqipërisë, duke shprehur bindjen e tij të plotë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë i afërt dhe se ky proces nuk ka kthim mbrapa. Në një pritje të ngrohtë dhe miqësore në Pallatin Elyzee, kryeministri Berisha u prit përzemërsisht nga Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi. Kreu i shtetit francez i shprehu kryeministrit Berisha mbështetjen e fuqishme të Francës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Shqipëria, në mënyrë të qartë do të jetë anëtare e BE-së dhe nuk ka kthim mbrapa në procesin e integrimit të saj në BE. Franca e mbështet kandidaturën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE", është shprehur Sarkozi gjatë takimit me Berishën. Duke vlerësuar me nota pozitive arritjet e qeverisë në këto katër vjet, Presidenti francez vuri në dukje se të gjitha këto arritje të Shqipërisë janë plotësisht të merituara, pasi asnjë vend tjetër sa Shqipëria, nuk ka vuajtur nga një diktaturë aq mizore. Sarkozi ka shprehur mbështetjen e palëkundur të Francës për krijimin dhe zhvillimin e një Shqipërie moderne dhe bashkëkohore. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Sarkozi i shprehu kryeministrit Berisha falenderimet për mbështetjen që qeveria shqiptare i jep biznesit francez që operon në Shqipëri. Në këtë kontekst, ai u shpreh se qeveria franceze do të punojë ngushtësisht me qeverinë shqiptare dhe se kjo e fundit do të ketë gjithmonë ndihmën dhe mbështetjen e palëkundur dhe të fuqishme franceze. Gjatë takimit Presidenti Sarkozi iu përgjigj ftesës së kryeministrit Berisha për të vizituar së shpejti Shqipërinë. "Së shpejti do të vizitoj vendin tuaj të mrekullueshëm dhe do të shoh nga afër ndryshimet e mëdha të Shqipërisë", është shprehur Sarkozi. Nga ana e tij, kryeministri shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të afërt, duke evidentuar faktin që Presidenti Sarkozi do të jetë Presidenti i parë francez që viziton Shqipërinë dhe se do të pritet nga një popull që e do dhe e vlerëson, veçanërisht një popull mirënjohës ndaj mbështetjes që Presidentit Sarkozi dhe qeveria franceze i kanë dhënë proceseve integruese të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, Presidenti Sarkozi shprehu mirënjohjen e tij ndaj kryeministrit Berisha që iu përgjigj ftesës së tij për të vizituar Elyzee-në dhe i uroi mirëseardhjen në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Sarkozi i ka shprehur kryeministrit Berisha mirënjohjen dhe falenderimin për pjesëmarrjen e Shqipërisë me forcat e saj përkrah NATO-s në operacionet e saj, si dhe përkrah forcave të Kombeve të Bashkuara në اad.
Berisha: Reformat e thella ndryshuan faqen e Shqipërisë
Kryeministri Berisha e ka cilësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një motivim për të vijuar edhe më tej me konsolidimin e reformave. Në këtë kontekst, kryeministri ka vlerësuar se reformat e thella të ndërmarra gjatë këtyre katër viteve ndryshuan faqen e historisë së Shqipërisë. Duke shprehur mirënjohjen ndaj ftesës dhe pritjes që i rezervoi Presidenti Sarkozi dhe duke e vlerësuar atë si një hap të rëndësishëm historik në marrëdhëniet mes dy vendeve, Berisha shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij të thellë ndaj Presidentit francez për mbështetjen e qartë që i jep integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar faktin se 96 përqind e shqiptarëve e mbështet integrimin në BE dhe kjo bën që ky proces të jetë i vazhdueshëm dhe i pakthyeshëm. Berisha ka falenderuar Presidentin Sarkozi për mbështetjen që ai personalisht, qeveria dhe populli francez i kanë dhënë Shqipërisë për realizimin e ëndrrës për të qenë anëtar i NATO-s, një ëndërr që u bë realitet. Shqipëria, tha kreu i qeverisë, është një vend që ka vuajtur shumë nga mungesa e sigurisë ndër vite. Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se duke dalë nga një diktaturë e egër, Shqipëria është një nga vendet që e ka vuajtur më shumë mungesën e sigurisë, ndaj anëtarësimi në NATO bën që Shqipëria të ndërtojë lirinë dhe demokracinë e saj, duke u ndjerë edhe më e sigurtë. "Ky është një inkurajim i ri për të vazhduar thellimin e reformave dhe iu siguroj për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vazhduar në këtë rrugë", tha kryeministri. Në vijim, ai theksoi se për realizimin e këtyre dy projekteve të mëdha dhe për t'i ndryshuar faqen Shqipërisë qeveria ka ndërmarrë reforma të thella, shpesh herë të vështira, por kjo ishte rruga e vetme që shqiptarët të shohin të realizuar ëndrrën e tyre për integrimin në NATO dhe në BE. Gjithashtu, kryeministri theksoi se në kuadër të thellimit të reformave qeveria do të vazhdojë luftën me vendosmëri kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Qeveria, të gjitha hapat e duhura për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Kryeministri Berisha shprehu dje angazhimin e tij dhe të qeverisë që drejton për të marrë të gjitha hapat e duhura, në mënyrë që zgjedhjet e 28 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme. Kryeministri u shpreh se një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe pajisja e shtetasve shqiptarë me letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike. Gjatë takimit me Presidentin Sarkozi, kreu i ekzekutivit e informoi kreun e shtetit francez për reformat e ndërmarra në fushën ekonomike. Ai u shpreh se do t`i ishte shumë mirënjohës Presidentit Sarkozi të nxiste afrimin dhe ardhjen në Shqipëri të investitorëve francezë. Kryeministri shprehu kënaqësinë që disa kompani franceze po operojnë me sukses në Shqipëri. "Një faktor i rëndësishëm, është edhe fakti se në Shqipëri do të gjeni një vend frankofon, i cili e preferon gjuhën franceze. Investimet e kompanive franceze, me mbështetjen edhe të qeverisë shqiptare, do të jenë një histori suksesi në Shqipëri", u shpreh kryeministri. Më tej, ai vuri në dukje se Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale shumë të mëdha në energjetikë, në minerale, turizëm, me një krah pune ndër më të favorshmit në Europë. Ne, tha kryeministri, kemi ndërmarrë reforma të mëdha ekonomike, bëmë ligjin për partneritetin publik privat, në 3-4 vite, ne do të kemi një rrjet të ri infrastrukturor, duke qenë se kemi trashëguar një rrjet të prapambetur, por, mbi të gjitha, për qeverinë time është dhe do të mbetet prioritet arsimimi i fëmijëve dhe i të rinjve tanë.
Integrimi dhe marrëdhëniet ekonomike temat kryesore të takimit
Në një prononcim për median pas takimit me Presidentin Sarkozi, kreu i qeverisë falenderoi kreun e shtetit francez për mbështetjen e plotë dhe personale të tij dhe qeverisë së vendit të tij që i dha Shqipërisë, si në rrugën e integrimit europian, ashtu dhe përpjekjet për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Kryeministri Berisha tha se me Presidentin francez u diskutua gjerësisht mbi projektin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat dhe për marrëdhëniet dypalëshe. Kreu i qeverisë bëri me dije se temë e bisedës ka qenë dhe vizita e ardhshme e Presidentit Sarkozi në Tiranë, i cili në mënyrë të përsëritur ka siguruar kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, se do të vijë me kënaqësi të vizitojë Shqipërinë. Kryeministri e cilësoi vizitën e Sarkozisë një nxitje të madhe për frankofoninë, por siç u shpreh ai, "do të ishte një nxitje e madhe po të ishte vizitë e çiftit presidencial, por kjo varet prej tij". Temë e bisedës midis Berishës dhe Sarkozisë ishin marrëdhënit ekonomike dhe marrëdhëniet e gjithanëshme. "Presidenti Sarkozi shprehu një vlerësim të madh të progresit ekonomik që ka bërë Shqipëria, ndërkohë që interesi dhe situata në Shqipëri ka fituar në drejtim të demokracisë të tregut", tha kryeministri Berisha. Duke mos e fshehur kënaqësinë për mikpritjen franceze, shefi i qeverisë tha se ishte një takim shumë i përzemërt. Ai kujtoi se ka vizituar dhe herë të tjera në këto zyra, por këtë takim e cilësoi shumë të përzemërt.
Kreu i diplomacisë franceze tha se do të vizitojë Tiranën së bashku me një grup biznesmenësh
Franca mbështet anëtarësimin në BE dhe liberalizimin e vizave
Parisi do të mbështesë fuqimisht kërkesën e Shqipërisë për aplikimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ministri i Punëve të Jashtme në Francë, Bernard Kushner, i shprehu kryeministrit Berisha në një pritje miqësore e të përzemërt mbështetjen e shtetit francez në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kushner i ka shprehur kryeministrit Berisha garancinë se Franca mbështet kërkesën për kandidimin e Shqipërisë në BE, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, bazuar në reformat e realizuara. Shefi i diplomacisë franceze përgëzoi kryeministrin Berisha dhe qeverinë shqiptare për reformat jashtëzakonisht të shpejta dhe efikase. Ai vlerësoi se zhvillimi i Shqipërisë dhe reformat e thella që e kanë ndryshuar rrënjësisht atë, janë në sytë e të gjithëve dhe e gjithë bota po sheh këto ndryshime. Gjithashtu, kreu i diplomacisë franceze evidentoi në mënyrë të veçantë luftën shumë efikase dhe të suksesshme me zero tolerancë, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. "Tashmë, Shqipëria ka një imazh të ri në sytë e Europës dhe të gjithë botës dhe ajo është një vend i sigurtë, ku të gjithë investitorët francezë, por edhe turistët, e vizitojnë me kënaqësi atë", tha Kushner gjatë takimit. Përsa i përket ecurisë së suksesshme të reformave ekonomike në Shqipëri, ministri i Jashtëm francez vuri në dukje se ato janë arritur falë punës së qeverisë në fushën ekonomike, në legjislacionin fiskal, në krijimin e një klime të favorshme për biznesin, krijimin e një imazhi të ri për vendin, falë luftës me zero tolerancë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.
Gjithashtu, shefi i diplomacisë franceze shprehu përgëzimet e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke theksuar se projekti tjetër madhor është integrimi i saj në Bashkimin Europan, ku 70 përqind e shqiptarëve e dëshirojnë dhe e mbështesin atë. Ai është shprehur se kjo mbështetje është një motivim i madh për qeverinë për të ecur më tej në këtë drejtim. Kushner vuri në dukje se rruga që po ndjek qeveria shqiptare, duke e quajtur procesin e integrimit në BE të vazhdueshëm dhe të pandalshëm dhe të bazuar në meritë, është rruga më e matur e zgjedhur prej saj. Në këtë kuadër, Kushner vlerësoi se është shumë i rëndësishëm fakti që qeveria shqiptare nuk po ndalet dhe po vazhdon në ruajtjen, thellimin dhe forcimin e këtyre meritave dhe reformave. Ndërkohë, edhe në konferencën për shtyp që pasoi takimin mes kryeministrit Berisha dhe ministrit të Jashtëm francez, Kushner, duke iu përgjigjur interesimit të medias, Kushner u shpreh qartësisht se Franca mbështet kërkesën për kandidimin e Shqipërisë në BE, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, bazuar në reformat e realizuara. Gjithashtu, Kushner tha se ai personalisht do të organizonte shumë shpejt një delegacion me përfaqësues më të lartë të biznesit francez, të cilët do të vizitojnë Shqipërinë. Në këtë kontekst, kreu i diplomacisë franceze bëri të ditur se ata do të njihen nga afër me potencialet e mëdha të vendit, duke paraqitur edhe projekte të qarta dhe të sakta bashkëpunimi, në fushën e energjetikës, në shfrytëzimin e pasurive minerale, në fushën e turizmit, duke qenë se Franca ka si traditë ndërtimin e resurseve turistike në botë, si dhe në fusha të tjera.
Berisha: Shumë shpejt aplikojmë për statusin e vendit kandidat
Kryeministri Berisha është shprehur dje se Shqipëria do të paraqesë shumë shpejt aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE. Gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm francez, Kushner, kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare e sheh këtë si një proces të vazhdueshëm dhe të pandalshëm, të bazuar në meritat e reformave të realizuara në vend. Kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen dhe falenderimet e thella ndaj ministrit Kushner për mikpritjen dhe për kontributin e tij personal, të qeverisë dhe të popullit francez në të gjitha proceset integruese të Shqipërisë dhe zhvillimin e saj. Përsa i përket investimeve në Shqipëri, kreu i ekzekutivit shprehu garancinë se qeveria shqiptare dhe gjithë institucionet e saj, do të vazhdojnë të mbështesin me të gjitha mënyrat investitorët e huaj, në mënyrë që investimet e tyre në vendin tonë të jenë një histori suksesi. Gjithashtu, në këtë takim kreu i qeverisë shqiptare falenderoi kreun e diplomacisë franceze për angazhimin personal për të udhëhequr delegacionin e biznesit francez në këtë vizitë shumë të rëndësishme. Gjatë takimit, të dy personalitetet u ndalën edhe në diskutimin e projekteve të përbashkëta në fushën kulturore, të arsimit, etj. Ndër të tjera, u diskutua gjithashtu edhe për zhvillimet në rajon dhe në Kosovë, ku të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim se autoritetet e Kosovës po veprojnë me maturi dhe me durim, duke e orientuar vendin në rrugën drejt zhvillimit ekonomik dhe reformave në vend, si dhe drejt një politike për paqe e harmoni me fqinjët dhe bashkëjetese ndëretnike. Gjithashtu, bisedimet mes dy personaliteteve kanë vijuar edhe në një takim kokë më kokë, si dhe në drekën zyrtare të shtruar për nder të kryeministrit Berisha. Në këtë vizitë, kreu i qeverisë shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha dhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Maryce Daviet.