Panik dhe frikë tek njerëzit/ Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, raportohet për viktima dhe dhjetëra të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Istiklal, një nga rrugët më të frekuentuara të Taksimit, për arsye ende të panjohur.
Mësohet paraprakisht nga mediat e huaja se nga shpërthimi ka lënë pas shumë të plagosur dhe ka shkaktuar gjithashtu viktima.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur një numër i madh i ekipeve mjekësore, ekipet e policisë kanë marrë masa të gjera sigurie për të pranishmit.
Nga ana tjetër mësohet se rruga Istiklal është e mbyllur për qarkullimin e këmbësorëve, teksa hetimet vijojnë.
Pamje të rënda janë publikuar së fundmi nga shpërthimi i fuqishëm në Stamboll. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, trupi i disa personave është shpërndarë gjithandej, dhe në mediat turke, por flitet për disa të vdekur.
Gjithashtu, ka edhe disa të plagosur, që po marrin trajtimin nga ekipet mjekësore.
Ndërkohë, kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit, i cili ende nuk dihet se nga ka ardhur.
g.shqip