Faleminderit SHIU per vleresimin.
Ja disa poezi nga libri i fundit me poezi, "C'U BEME KESHTU!"
Besoj
Besoj përtej besimit njerëzor
Ja që të tillë e kam besimin
Përtej kishës, Muhametin shikoj
Dhe përtej xhamisë, Krishtin.
Të dy për qiellin s'mbajnë mëri
Në copra më vete s'i ndan' yjësitë
Bashkë dëgjojnë hoxhën mbi xhami
Dhe bashkë sigurisht, këmbanën mbi kishë.
Të dy njëlloj e kanë besimin
Me njeri-tjetrin s'i shoh të grinden
Të dy njëlloj lëshojnë rënkimin
Se për njeriun, njëlloj ndjejn' dhimbjen.
ا'u bëmë kështu!
ا'u bëmë e ç'u bëtë kështu
Hasëm të vetes e të njeri-tjetrit
Sa para, mbrapa çon kjo rrugë
S'ka virtut të shpirtit, por shpirt të vesit!
ا'rramë e ç'rratë kaq poshtë
Për një rip toke, kanibalë
Ne që dikur s'pyetëm për pronë
Marrëzisht shpronësuam nënë dhe babë!
Ndërsa njëri të gjitha na i morri
Tjetri më pas, nuk diti ç'na dha
Ndaj njeri-tjetrit sytë ja nxorri
Dhe vëllai me vëlla.
"Kjo timja është, jo tëndja!"
A thua je lindur nga prona
Një kartë tapie-zemra
Një firmë vrasëse-dora.
Dhe Zoti hutuar ka mbetur
Në emër të tij, si guxohet
Në varre, të shpronësohen të vdekurit
Në jetë, shpirtrat të shpronësohen!?
Kaq fshehur shembëlltyra çnjerëzore u mbajt
Ujdisur djallëzisht dekadash propagande
Nuk di ç'na ka mbetur, fytyrë apo mask'
Një zemër që rreh, apo zemër reklame!?
Veç di që nesër turp do na vijë
Me zor do gjejmë vetveten tek vetja
Zemra me zor rrahjet do rinisë
Me zor do arrijë të vërtetën, qeshja.
Aah, maska!!!
Kur e vure në fytyrë
Zë të njëjtë prap' dëgjova
Nuk të morra për të dytë
Të dallova, mor, të dallova!
Po kur shpirtit i vure maskë
S'i besova surratit tënd
Ndryshe brenda e ndryshe jashtë
Mbamë o Zot, mos luaj mendsh!
اfarë!!??
"U bë i kamur me djersën e ballit"
Me çfarë llogarie e nxjerr, or mik
Mos shtove gjë fuqinë e lapsit
Apo veprimin e pestë matematik?
"Kush diti e vërtiti", më thua
Po ç'është or mik vërtitja
Kjo botë ësht' për ty e për mua
Na vërtit të gjithve, na takon e gjitha!
Nëse...
Nëse shpirtin tradhëton
Tradhëtuar ke një jet'
Nëse shpirti s'të mallkon
ثsht' rënkimi që të ndjek.
Nëse le pas një dhimbje
Si do ndjesh gëzim më pas
Nëse njërën le në pritje
Tjetrën pret i njëjti fat.
Pak...
Më prek Toka
Dhe qielli gjithashtu
Më prek dielli
Dhe gjithshka këtu.
Dhe veten e ndjej
Pak qiell, pak Tokë
Pak pjesë në univers
Pse jo, edhe pak Zot!
Firma ime
Nuk kërkova salltanete
As në ëndërr s'i kam dashur
As kërkova marifete
Si fitohet për t'i patur.
Nuk urreva kamësinë
As në ëndërr s'kam urrejtje
As nuk ndoqa ligësinë
Që gjithshka ta kem për vete.
Nuk pranova prapaskenën
As në ëndërr s'kam pranuar
Dhe pas vdekjes, firmos jetën
Në çdo fjalë që le shkruar.
Më pranë
Bukurisë s'dua t'i ngjas
Sot në poezi
Se shëmtia ka lën' pas
Dhimbje e mërzi.
ا'do të thotë vëndaliu
Për një kurbetlli?
"Ktheu shpinën edhe iku
Për qejfin e tij!"
Kur t'i shkruaj për natyrën
Si dikur Naimi
Kur ai jeton mënxyrën
Pa kurfarë gëzimi.
Kur t'i bëj moral jetese
Si dikur dikushi
Kur as vetë s'di ku vete
Dhe digjem si prushi.
Kur t'i flas e s'më përgjigjet
Se shpirti ja di
Kur më flet, pena më dridhet
Nga rënkimi i tij.
Kur e shoh edhe më sheh
اfarë këmbejmë vallë?
Lot i jap e lot më jep
Për të qënë më pranë.
Një minutë!
Nëse ekziston parajsa
Ferrin dua të provoj
Një minutë të kthehem prapa
Mbase botën e ndryshoj!
Nëse ferri ekziston
Dua të provoj parajsën
Një minutë prapë kërkoj
Veç një llaf t'ju them të gjallve!
Sa kam qejf!
Sa kam qejf të përkëdhelem
Në kët' moshë të burrëris
Dhe në prehrin tënd të prehem
Të vazhdoj atë ç'kam nis...
Sa kam qejf të ri hutuar
Në kët' moshë të pjekuris
Dhe në trupin tënd zbuluar
Të mos di se nga t'ja nis...
Sa kam qejf me ty të luaj
Në kët' moshë serioziteti
Të vazhdoj ç'ka s'kam mbaruar
Në kët' ëndërr pe vërteti...
Të pangopur!
Një pjesë të jetës merrmani
Zgjatni me të jetën tuaj
Veç të plotë shpirtin lermani
S'ësht' për ju, edhe kur vuaj!
E ç'ta dua atë pjesë
Që t'ju shoh në jetë më shumë?
Njëqind herë më mirë të vdes
Veç në fund të mbetem UNث!
Kështu të paça!
Kështu të paça përgjithmonë
Ndjellësi e ndjenjave të mia
Dhe me sy më ndez kur më shikon
Pa le pastaj kur nis magjia...
Dhe me buzët e hapur për puthje
Forcën e gravitetit devijon
As vetë s'kuptoj si bëj më tutje
Ku humbin buzët e mia s'kuptoj...
Kontradiktore
Hapësirë e mbyllur
Mbyllje në kohësi
Kohësi e shtrydhur
Nga qenia-Njeri.
Ndryshim progresiv
Progres ciklik
Cikël regresiv
Njeriun vërtit.
Liri pa masë
Masë e cunguar
Cungim në çdo anë
Njeriun çnjerëzuar!
Kodi i haosit
Jetë në haos
Haos i një jete
Nuk është thjesht kod
As formulë algjebre.
Sa shumë çkodues
U morrën ndër shekuj
T'i dilnin fitues
Haosit të gjetur.
Mes tij u ndodhën
Mes tyre u ndodh
Më kot u lodhën
Ai mbeti haos.
Jetë në haos
Haos i një jete
Njeriu ç'u lodh
Mes kodesh gënjeshtre!
Mijra vjet...
Kur dita u lodh me veten
Veten e ktheu në natë
Kur mbaroi natën prehjen
Prapë u kthye në të bardhë.
Mijra vjet kjo harmoni
Dita-natë e nata-ditë
Dhe kur s'kish e kish njeri
Nuk pushoi as një çikë.
Kur me veten u lodh dimri
Veten ktheu në pranverë
Kur freski i deshte shpirti
Solli borën menjëherë.
Mijra vjet kjo harmoni
Behar-dimër, dimër-behar
Dhe kur s'kish e kish njeri
As një çikë nuk u ndal.
Kur njeriu s'ju ngop vetes
Veten ktheu në babëzi
Veç "harroi" të rikthehet
Duke mbetur një çikë njeri.
Mijra vjet kjo "harresë"
Duke mbetur një çikë njeri
Pritet Zoti që të zbresë
Të plotësoj' krijesën e tij!
Shqipja
Na mëkoi qumshti i gjirit
Na ushqeu gjuhë e shpirtit
Na gjumoi ndër përralla
Më e ëmbla shqipe-fjala.
Dhe kur flisnim çapra çupra
Ishin folje, fjalë të bukura
Ishin vetë kuptimi i jetës
Shqiptarisht dhe asgjë tjetër.
Dhe në ka pak atavizma
Mbetet gjuhë më fisnikja
Dhe në mes të pabesisë
Mbetet firma e Shqipërisë!
Ishte hera e parë
Të zhvesha aty, ku s'të kisha zhveshur
Të preka aty, ku s'të kisha prekur
Të putha aty, ku s'të kisha puthur
ا'mu ule aty, ku s'më ishe ulur!
Të ndjeva aty, ku s'të kisha ndjerë
Të kënaqa moj, deshe dhe njëherë
Të dhashë atë, që s'të kisha dhënë
Ishte hera e parë, por ndodhi dhe mbrëmë!
ا'u shtuan, ç'u ndanë!
ا'u shtuan partitë
ا'u ndanë marëzitë
Në copëra, parcela
Sa të ze e vjella!
ا'u shtuan liderët
ا'u ndanë të mjerët
Në toga ushtrie
Me besë çmendurie!
ا'u shtuan premtimet
ا'u ndanë mallkimet
Në gjirin e sojit
Nga hall' i të gjorit!
ا'u shtuan ndasitë
ا'u ndanë perënditë
Në shpirtrat e ndarë
Nga hipokritet fjalë!
Klonimi
Sillmëni mikrocopra
Nga gjarpëri, peshkaqeni
Nga më të egrat kafshë
Që në botë do gjeni!
Klonimin do bëj
Krijesë të re do nxjerr
Do përmbledh në një
Atë që Zoti s'përmbledh!
Prisni, të padururar
Klonimi po ndodh
Diçka ka krijuar
Po fundi s'vjen dot!
Amalgamë qëniesh
Në harmoni dhe egërsi
Diku zgërdheshje dhëmbësh
Diku dinakëri!
Diku, s'po e marr vesh
Me trurin ç'po ndodh
ثshtë tru peshkaqen
Apo tru oktapodh?
Diku, ç'u ngatërruan
Gjymtyrët e shumtë
Me thonj drapëruar
Me putër, mamuthë!
Më ndalni, ju lutem
Se s'mund të duroj
Surratin s'i mbushet
Me shqisat-çiklop!
ا'i hyra kësaj pune
O Zot, pse më le
Në kondra natyre
Dhe qëniesh mbi dhe?
Hë, hë, nënqesh Zoti
Më tej, një psherëtimë
Ai, njeriun krijoi
Njeriu-çmendurinë!
ا'u bë???
ا'u bë pik e rëndesës
Ndryshoi gjë gravitacioni
U çorientuan rrahjet e zemrës
Roiti tokësori-Globi?
ا'u bë ndjesia njerëzore
Ndryshoi gjë ADN-ja
Mos duhet rilindur një NOE
Apo nisur gjithshka nga asgjëja?
ا'u bë ajo që s'po bëhet
Roiti gjë gjithësia
Mos vallë dhe Perëndia po çmendet?
NJERI, bëhu vetë Perëndia!
Llotaria e jetës
Dikush e "fitoi" llotarin’ e jetës sonë
Me të bëri ç'deshi, aq sa shpirti ju ça
Ne mbetëm në kazinon e prishur, butonë
Që gishta të tjerë, të na shtypnin dhe ca.
Nga shtypja u kalluam ne e jo gishtat
Aq sa u mësuam çuditërisht me kët' fat
Lojtarë të rinj na u dukën ish-at
Ata prap fitonin, si të vjetrit lojtar.
Atëhere vendim i dhamë vetvetes
Të provojë fatin në llotarinë e saj
Mes kodesh pa fund, pikash dhe presjesh
Prisnim pa fund, kombinimin e madh.
Oh, ç'kombinim absurd i fituar
Trajektoresh lëvizëse, me ligj e pa ligj
Llotaria-meteor na lëviz shpejtuar
Shkëlqimesh verbuese, krateresh pa drit!
Forca e dashurisë
Ju luta syrit: Devijo shikimin
Ndryshe nga dashuria do mbetesh i verbër!
Ju luta zemrës: Kujdes me ritmin
Ndryshe do mbetesh pa zemër!
Por syri qenka më tamaqar se mua
Lakuriqësisë tënde, a mund t'i fshihej?
Zemra gjithashtu, për pak m'u zemrua
Mbi zemrën tënde, e harlisur dridhej.
Ma ktheu syri: Më mirë i verbër
Me imazhin e saj, errësirën do ndris!
Ma ktheu zemra: Më mirë pa zemë
Se prap do rrah, nga forc' e dashuris!
I dola botës
I dola botës për së prapthi
Se boll e pashë së mbari
Së prapthi prapë thuhej llafi
Njëlloj vazhdonte halli.
Njëlloj nga sytë rrodhën lotët
E qara prapë njëlloj
Si mbarë e prapë qenkan botët
Apo veç Toka jon'?
I dola botës për së prapthi
Mos ish aty e mbara
Njëlloj të lodhshëm hodha hapin
Njëlloj të keqen shava!