Kresha
A pretty face can never trick me
Nga Matt Slick
Atezmi si pikëpamje është i falimentuar intelektualissht dhe i thurur në plot probleme filozofike. Në këtë video, le të shohim paaftësinë e pikëpamjes ateiste për të ofruar një moral objektiv.
Së pari, më duhet të qartësoj se ateistët mund të jenë të mirë moralisht. Ata mund të jenë edhe njerëz me integritet. Por nuk është ky problemi. Të kesh moral të mirë nuk do të thotë se ke moral objektiv. Morali i mirë i një ateisti mund të jetë vetëm rastësisht në përputhje me moralin objektiv, ndërkohë që morali i një ateisti tjetër mund të mos jetë.
Morali objektiv është ai që bazohet jashtë jush. Morali subjektiv është ai që varet nga ju, nga situatat juaj, kultura dhe preferencat tuaja. Morali subjektiv ndryshon, mund të bëhet kundërshtues dhe mund të ndryshojë nga një person në tjetrin. Kjo është më e mira që ateiami mund të na ofrojë si pikëpamje.
Mendoni pak për këtë. Në ateizëm, nuk ka të mirë e të keqe morale. Nuk ka moral që të thotë “kjo bën e kjo nuk bën”. Pse? Sepse kur heq Perëndinë, heq standartin me anë të të cilit vendoset e vërteta morale objektive. Në ateizëm morali është i lirë për të gjithë.
Në një pikëpamje ateiste, gënjeshtra, mashtrimi dhe vjedhja nuk janë as të mira as të këqija. Ato janë fenomene të cilave mund t’u caktohen vlera morale nëse ateisti vendos kështu. Sigurisht, ateistët mund të thonë se ne të gjithë duhet të duam ta ndihmojmë shoqërinë të funksionojë siç duhet dhe se shoqërisë si e tërë nuk i leverdis të gënjejë, të mashtrojë e të vjedhë. Por ky është një arsyetim i dobët intelektual.
Më lejoni ta bëj pak më të gjallë dhe t’ju tregoj pse mendoj kështu. Po sikur të ndodhte një katastrofë ekonomike dhe pas saj një trazirë sociale e tillë saqë të bëhej shumë e zakonshme grabitja nën kërcënimin e armëve vetëm për të siguruar ushqim? Atehërë grabitja do të ishte një normë sociale. A do të ishte e gabuar një normë e tillë? Nëse nuk është e gabuar, atëherë po pohojmë një moral që varet nga situata dhe nuk mund të ankohemi kur situata i shkon për shtat dikujt tjetër dhe jemi ne ata që na grabisin nën kërcënimin e armëve. Sigurisht, kjo do të çonte në anarki.
Nëse thoni se një vjedhje e tillë është e gabuar, atëherë pse është e tillë? Nëse është opinioni juaj se ajo është e gabuar, kjo është mirë, por opinionet nuk përcaktojnë standartet etike. Nëse thoni se është e gabuar sepse është e gabuar, thjesht po i shmangeni pyetjes. Për më tepër, kjo do të thoshte se ka pasur një standart moral jashtë jush të cilit duhet t’i përgjigjeni dhe kjo do të nënkuptonte një Ligjvënës Moral.
Gjithsesi, disa ateistë thonë se sistemi më i mirë moral është ai që sjell lumturinë më të madhe, masën më të pakët të vuajtjes dhe lirinë më të madhe për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Kjo është një ndjenjë e këndshme, por që nuk funksionon. Merrni për shembull skllavërinë. Lumturia më e madhe për numrin më të madh të njerëzve do të thotë se një pakicë njerëzish duhet të vuajë në skllavëri. Në këtë mënyrë, liria më e madhe për shumicën është e siguruar. Por nëse ateistët thonë se është gabim të skllavërosh një pakicë për interesat e shumicës, atëherë pse është gabim? Sepse kështu thonë ata? Nëse ata thonë se është gabim për shkak se pakica po vuan, e çfarë pastaj? Pse është gabim vuajtja? Ajo mund të jetë e pakëndshme. Mund të mos jetë e mirë. Por, sipas pikëpamjes ateiste, pse është moralisht e gabuar që të kënaqen interesat e shumicës? Ateizmi nuk mund të na ndihmojë këtu. Ai thjesht nuk është në lartësinë e duhur për të ofruar përgjigje të qëndrueshme.
Më lejoni t’i përsëris ato që thashë duke thënë se ateizmi ofron një sitem moral subjektiv që bazohet në përvojën njerëzore, kushtet njerëzore dhe arsyen njerëzore. Nga vetë natyra e tij, një vlerësim i tillë moral është relativist, i rrezikshëm, mund të ndryshojë, mund të bëhet vetë kundërshtues dhe mund të çojë në anarki.
Morali i vërtetë nuk është vetëm një koleksion konceptesh mbi të cilat është rënë dakord pasi kështu e ndalojmë atë djalin më pistoletë që të na marrë ushqimin. Ka diçka më shumë dhe Bibla na ofron më shumë.
Ajo na ofron seri parimesh morale objektive: mos gënje, mos vidh, mos kryej tradhëti bashkëshortore, mos bëj dëshmi të rreme, etj. Këto parime morale nuk ndryshojnë në varësi të opinionit tuaj, situatës apo preferencave tuaja personale. Ato bazohen në karakterin e Perëndisë dhe përderisa Perëndia nuk ndryshon, as këto parime morale nuk ndryshojnë. Prandaj, është gjithmonë gabim të gënjesh, të vjedhësh, të kryesh tradhëti bashkëshortore dhe të bësh dëshmi të rreme, por kjo nuk është e vërtetë në boshllëkun moral të ateizmit, sepse morali në të formohet në një mënyrë subjektive.
Kështu që, pas një katastrofe ekonomike, kur një i panjohur i armatosur ju afrohet në një rrugë të errët dhe ju po çoni ushqim në shtëpi te familja juaj e uritur, çfarë do të dëshironit që të ishte ky i panjohur, një i krishterë që beson se vjedhja është e gabiar dhe se Perëndia po e shikon, apo një ateist i cili sheh nevojën dhe ju drejton armën ndërkohë që e ndryshon moralin e tij që të përputhet me momentin?
Burimi: jezusi.org