bledikorcari
Anëtar i Nderuar
Në verën e vitit 1991, në Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë u paraqit një grup shtetasish shqiptarë me nacionalitet të supozuar bullgar, kryesisht me origjinë nga Gollobërda, Gora dhe Prespa, të cilët qenë nismëtarë për krijimin e shoqatës "Ivan Vazov", e cila do të bashkonte bullgarofonët e Shqipërisë.Në këtë grup qe dhe një djalë i ri, që binte në sy për dy veti që do të mbeteshin më të spikaturat për të edhe në të ardhmen, se flokët kishin filluar t' i thinjeshin shumë shpejt dhe se vazhdimisht qeshte. Kur i erdhi rradha që të prezantohej, njeriu që kryesonte grupin, Namik Dokle (i cili meqë ra fjala më pas nuk pati më dëshirë që t' i kujtohet kjo aventurë bullgare sepse familjarët e vet u bënë nismëtarë të orientimit të Gorës nga Serbia), me sensin e vet të njohur të humorit, e prezantoi djaloshin si: inxhinier Pandeli Majko, bullgar i padyshimtë dhe i pastër, jo vetëm nga emri, por edhe nga shpirti.
Pandeli Majko reagoi duke bërë të vetmen gjë që ai realisht di të bëjë, ai qeshi. Diplomati bullgar që i priste dhe të cilit i bëri përshtypje mbiemri i të riut, pyeti për origjinën e tij. Djaloshi Pandeli Majko tha se origjina e familjes së vet qe nga Prilepi i Maqedonisë ku pati lindur babai i vet, Sotir Majko. Në kohën e Jugosllavisë monarkiste familja e gjyshit të Pandeli Majkos emigroi në Shqipëri për shkak se përndiqej nga autoritetet jugosllave për pjesmarrje në lëvizjen nacionale bullgare të shtetasve jugosllavë me kombësi bullgare. Familja Majko pas disa peripecish u vendos në Gjirokastër, gjë për të cilën Pandeliu sot pëlqen ta quajë veten gjirokastrit, por pa mundur dot të identifikohet me një nga fiset e vjetra të një qyteti shumë tradicionalist si Gjirokastra, ku familjet autoktone të tregojnë edhe sot se ku e kanë pasur shtëpinë të parët e tyre në shekullin XIX.
Pandeliu gjithashtu i tha diplomatit bullgar se babait të vet, Sotirit, i cili qe një aviator ushtarak, shteti shqiptar i Enver Hoxhës për shkak të origjinës bullgare dhe ndjenjave të zjarrta probullgare, pas prishjes të Shqipërisë me bllokun lindor, i pati hequr të drejtën e fluturimit, pasi dyshonin se do të ikte me gjithë avion në atdhe, në Bullgari, çka përbënte një provë të persekutimit të minoritetit bullgar në Shqipëri. Kuptohet se në një familje të tillë Pandeliu qe edukuar me një përkushtim të zjarrtë ndaj nënës Bullgari. Të gjitha këto Pandeliu i tha natyrisht duke qeshur. Ja pra sesi u gjend Pandeli Majko në këtë aventurë bullgare. Në verën e vitit 1991 Pandeli Majko qe një student i inxhinierisë mekanike që priste të diplomohej në një degë që në Shqipërinë nuk e kohës, kur industria e kohës së komunizmit pati pësuar kolaps të plotë, nuk hapte asnjë perspektivë për t' u punësuar. اfarë do të bënte djaloshi 24 vjeçar Pandeli Majko me diplomën e inxhinierit mekanik, diplomë kjo që në Shqipërinë e vitit 1991 vlente praktikisht aq sa njëzet centimetra lëkurë viçi me të cilën qe veshur, aq më tepër që Majko dhe notat i kishte të ulta? Sigurisht asgjë. Djaloshi Pandeli Majko qe në kërkim të një alternative. Atëhere qe koha kur në Shqipëri inicohej krijimi i gjithfarë shoqatave dhe organizatave të etnive dhe kështu Pandeliu një ditë dëgjoi për nismën për krijimin e shoqatës së shtetasve shqiptarë me origjinë bullgare.
Atëhere thuhej se kjo shoqatë do të kishte mbështetje të madhe financiare nga shteti bullgar dhe diaspora bullgare në Perëndim, çka për Pandin do të thoshte një alternativë për të nxjerrë bukën e gojës pa shumë mund. Kështu që Pandi, të cilit iu kujtua historia familjare bullgare, e kapërceu "Rubikonin" dhe iu përkushtua çështjes nacionale bullgare, duke zgjedhur të qe një "minoritar" bullgar në Shqipëri. Por Pandeliu nuk i eci dhe aq në këtë aventurë pasi grupi nismëtar i shoqatës "Ivan Vazov" u bë shpejt një fole intrigash, ku një zog ende pa pupla nuk akomodohej dot. Por, Namik Dokle, nismëtari i krijimit të shoqatës "Ivan Vazov" qe ai që do t' i hapte Pandit perspektivën e vërtetë, duke e lançuar djaloshin Pandeli Majko në politikë.
Në fund të vitit 1991, kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, qe duke kërkuar të rinj të përshtatshëm për të krijuar forumin rinor të PS, që do të bëhej i njohur si Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar. Në konceptin e Nanos, fjala "i përshtatshëm" në këtë rast do të thoshte që duheshin gjetur njerëz të tillë që, në perspektivë, mos t' ia rrezikonin Nanos postin e kryetarit të partisë, as edhe pas një kohe shumë të gjatë. Nano synonte që ta përdorte forumin rinor të PS si një çelës për të hapur portat e qendrave të rëndësishme ndërkombëtare që mbeteshin të mbyllura për PS-n, duke fillar që nga Internacionalja Socialiste.
....