@Soulmind dhe kushdo tjetër që nuk e ka parë dokumentarin më gjatë se minutat e para, ju rekomandoj t'a shihni. Pavarësisht titullit të dokumentarit dhe minutave të para në të vërtetë dokumentari flet për familjen e Zoi Xoxa (fillon rreth minutës së 8). Ky dokumentar është i 2016, bazuar në një libër të Marçel Hila, libër bazuar në ngjarje të vërtetë.
Kur zgjodha titullin e temës në mendje kisha "Një tragjedi Amerikane" të Teodor Drajzer. Sa herë shikoj apo lexoj lloj lloj tragjedish Shqiptare në mendje më vjen ai libër sepse ke "Një tragjedi Amerikane" personazhi kryesor është një djalë i mirë edukuar nga një familje e mesme që përfundon duke punuar në një fabrikë këmishash e disa kushurinjve të tij të pasur, aty krijon disa lidhje me disa vajza të repartit që kishte në mbikqyrje, njëra prej tyre mbetet shtatzënë ndërkohë që ky dashurohet me një vajzë pasanike dhe nuk di si t'i japi fund mardhënies me këtë vajzën e thjeshtë deri sa e vret gjatë një shëtitje me varkë ke një liqen i zonës. Libri është bestseller në botë sepse Drajzer i ndërton dhe përshkruan situatat me mjeshtërinë që e karkterizon.
Ky libër shpesh krahasohet me "Krim dhe ndshkim" të Dostojevskit (i shkruar kohë më parë) ku personazhi kryesor është përsëri një djalë i ri që për të mbijetuar linte gjëra peng me kamata mujore deri sa vendos t'a vrasë dhe grabisë atë plakën që jepte fajde dhe gjithë romani ndërtohet mbi dialogun e fajtorit dhe hetuesit sepse nuk po e kapnin dot me prova, ca nga fati ca nga inteligjenca e fajtorit, deri në momentin kur hetuesi humb shpresat dhe fajtori e pranon vetë që e ka kryer krimin sepse e vret ndërgjegjja.
Gjsesi "Një tragjedi Shqiptare" si rasti më sipër apo edhe si disa të tjera, si rasti që ka sjellë
@Soulmind apo edhe të tjera që mund të sjell unë në vazhdim janë shumë më të ashpra dhe të dhimbshme, pavarësisht kohës para, gjatë apo pas komunizmit.