Shpirt...
Sa here je permbytur ne lotet e dhimbjes!
Sa here fryma te eshte bere e tepert.
Sa here ke dashur te dalesh prej lugut te kraherorit, e ti thuash djallit, shikoje petkun e Zotit mban shpirti im dhe ti gjej si vetja djall i ndyre...
Shpirt...
Sa here te kam mallkuar ne heshtje, braktisjeve tua per dike qe deshe me shume se mua, e une nuk mbushesha dot me fryme mungeses tende.
Sa here kam dashur te fus doren nder brinje e te marr e te shtrydh e te ter, ne nje rreze dielli, sepse myku i loteve te pa qara te mykte, porsi algat detin thellesive te mistershme.
Sa here te kam thene jo ne dashuri, vetem une dhe Zoti e dime, por dhe nje here qe te thashe po, falje te kerkoj.
Shpirt...
Ti falje kur do me kerkosh...?!
Une zgjedh njerez qe ma gezojne shpirtin, por sikur dua per veten, respektoj dhe tjeret.
E urrej termin, ,,bej si them une e mos bej si bej une"
Ndaj shpirt, mos merr hak nese te kam burgosur per te miren tende...
Shpirt...
Faleminderit kur do me thuash, une te them cdo dit, qe kur njoha dashurine ne pamjen tende, shpirt
"Ndergjegje,,