Si të kemi një bark të sheshtë
Një mëngjes të mirë, pak darkë (ose aspak), ushqime të thjeshta, një dietë të ekuilibruar dhe lamtumirë fryrjes së barkut. Këto janë fjalët e një eksperti që përmes një libri ka treguar edhe masat e barkut perfekt
A ekziston barku perfekt? “Sigurisht, madje ka formë dhe masa perfekte. Të gjithëve na ka rastisur të shohim një bark jo të sheshtë, që nuk futet te përmasat 90-60-90”, shpjegon një kirurg dhe autor i librit “Bark i sheshtë përgjithmonë”. “Barku është treguesi i vërtetë i bukurisë si te femrat ashtu dhe meshkujt. Megjithatë, ai varet nga struktura trupore e një personi, nuk varet as nga pesha dhe as nga gjinia, sepse një person i dobët dhe një i shëndoshë, qoftë ai mashkull ose femër, nëse janë të gjatë, atëherë edhe barku i tyre është vërtet i bukur. Nëse një person është i gjatë një metër e 67 centimetra, mund të jetë shumë krenar për barkun e tij nëse arrin në 67 centimetra”. Gjithsesi, nuk është vetëm një çështje estetike. Sa herë na ka ndodhur të themi “Ndihem e fryrë”, ose “Sa më është rritur barku, duhet të bie medoemos nga pesha”. Kush e ka barkun e fryrë, ndihet i lodhur, e ka të vështirë të marrë frymë, por jo për faj të dhjamit. “Brenda një barku të sheshtë, vendin më të madh e zënë zorrët, pastaj vjen mëlçia, gazrat intestinalë, zorra e trashë dhe në fund dhjami. Ndërsa në një bark të fryrë, rregulli ndryshon: vendin kryesor e zë gazi intestinal, më pas vijnë të tjerat”, shpjegon kirurgu. Pra, i gjithë faji i fryrjes së brendshme që ndiejmë zakonisht është i zorrëve, qendra e vërtetë energjetike e trupit dhe e ushqimeve që konsumojmë dhe që shkaktojnë reaksione të ndryshme kimike, për shembull fermentimi (makarona, oriz, fruta, zarzavate).
Por ç’mund të bëjmë për të pasur një bark të sheshtë? Mbani dieta hipokalorike, hani shumë fibra, zarzavate, bëni ushtrime për barkun, konsumoni sallatë, spinaq, jeshillëqe. Të gjitha këto do t’iu ndihmojnë të jeni më mirë dhe të ndiheni më pak të fryrë. “Për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem duhet të kërkoni një dietë të përshtatshme dhe të bëni shumë ushtrime fizike që përmirësojnë funksionimin intestinal për një periudhë të gjatë”, thotë kirurgu. Për t’u ndier mirë fizikisht dhe psikologjikisht, kirurgu këshillon që të ndryshoni menjëherë mënyrën e të ushqyerit dhe të bëni sa më shumë ushtrime fizike: “Për një tretje të mirë, edhe stomaku ka nevojë për pushim dhe ushqime të lehta”.
Kështu, për të për një tretje të mirë dhe të shpejtë mund të përdorni ushqime të lehta, natyrore ose biologjike (ky është rregulli numër një); nuk duhet të konsumoni ushqime të konservuara, ato totalisht të rafinuara (si sheqeri), pjesërisht të rafinuara (kornflekset), margarinën, ushqimet e thata, ato të yndryshme, kafenë, alkoolin, duhanin. Mënyra më e mirë për të gatuar ushqimet është në tenxhere me presion. Arsyeja? Për të kompensuar humbjen e vitaminave dhe kripërave minerale.
Rregulli i dytë është përtypja mirë e ushqimit dhe ngrënia me shije. Të hash me qetësi dhe me kafshata të vogla është një mënyrë e mirë për të shmangur fryrjen e barkut.
Rregulli i tretë është të konsumoni dy vakte në ditë, ose më saktë mëngjesin dhe drekën. “Mëngjesi tipik modern është një kafe dhe briosh. ثshtë i lehtë, ju ngop dhe nuk keni uri derisa të vijë dreka. Nuk ju detyroj të hani vezë dhe proshutë me disa kokrra fasule të ziera rreth e rrotull pjatës, siç e kanë zakon anglezët, edhe pse në fakt bëhet fjalë për një mëngjes shumë të shijshëm. Ajo që ju këshilloj është të hani lehtë dhe në mënyrë të shëndetshme!”, thotë kirurgu. Darkën mos e hani shumë vonë (në fakt ajo që këshillon doktori është të mos e konsumoni fare) dhe të jetë sa më e lehtë: jo pilaf ose makarona, por fruta, zarzavate dhe pak proteina (mish, peshk, kos).
Rregulli i katërt është të hani lehtë dhe në “mënyrë precize”? اdo të thotë kjo? Të konsumoni sasinë e duhur të fibrave (mesatarisht 15 gramë në ditë, të barabarta me dy porcione frutash), ushqime jo të thata, qumësht dhe kos.
Rregulli i pestë, përdorni ushqime të thjeshta: për shembull dy produkte të ndryshme në pjatë. Mos konsumoni më shumë se një të katërtën e pjatës. Rregulli i gjashtë ju këshillon të ndiqni një dietë të ekuilibruar: sasia e proteinave të jetë e barabartë me gjatësinë tuaj të shprehur në centimetra, por e llogaritur në gramë, (pra jo më shumë se 65, në rastin e një personi të gjatë 1,65cm), e karbohidrateve (nga 200 deri në 300 gramë në ditë), yndyrna (nga 50 deri në 80 gramë në ditë), të pini vetëm kur keni etje dhe jo gjatë apo menjëherë pas vakteve. Pas tabelave dhe shembujve për të llogaritur një dietë të ekuilibruar, libri i kirurgut mbyllet me rregullin e shtatë: të bëri rregullisht ushtrime fizike. اdo ditë duhet të lëvizni të paktën dy orë.
•shqip•