Sepse! C'te shtoj me shume se nje falenderim per komentin tend? Gjen kohen dhe meresh me vargjet e mia, duke me bere borxhli vertet. Po si te ta shperblej, vecse me pershendetje vargjesh?
Ndonese ne poezine me poshte mbaj qendrim revoltues ndaj shpirtit njerezor te tjetersuar, nuk mohoj kursesi ekzistencen e shpirtit njerezor vertet njerezor.
S'besoni?
S'besoni?
Sot hyra nëntokës, shëtita
Skelete qëniesh më pengonin ecjen
Një filxhan me fosfor më ftuan të pija
Veshur fallxhore, takova vdekjen.
S'besoni?
Përmbysa filxhanin
Vdekja-fallxhore filloi rrëfimin
"Si rron akoma", më tha, "mes të gjallëve?
Më keq se mua, ta skeletojnë shpirtin!"
S'besoni?
Mbase për ju qenkam i çmendur
E megjithatë, sot nëntokës shëtita
Aty veç skelete qëniesh kam gjetur
Këtu ama-skelete shpirtrash!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.