braziljania
Anëtar i Nderuar
Në ditët kur shoqëria evropiane po angazhohet fort për denazifikimin e dekomunistizimin e saj, shtëpia e famshme botuese franko-zvicerane “Favre”, ka botuar në frëngjisht, monografinë best-seller në të gjitha trojet shqiptare “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”
Këto ditë, një shtëpi e madhe botuese franko-zvicerane, enti botues “Favre” ka publikuar në frëngjisht librin “Zonja e Zezë
Nexhmije Hoxha - Femme du Diable - Gruaja e djallit (botimi në frëngjisht)”, publikimin e rëndësishëm të Fahri Balliut, publikim
që prej dy vitesh është një bestseller në tregun shqiptar të botimeve. “Vepra, që ktheu institucionin e librit në shqip”, sipas një
shkrimi vlerësues të një tjetër pene të njohur të publicistikës shqiptare, gazetarit Qemal Sakajeva, ka njohur shumë shpejt përkthimin
dhe botimin në disa gjuhë të huaja, si në anglisht e maqedonisht, por botimi në frëngjisht mbetet një ngjarje për një publik
më të gjerë e më të specializuar, është një rimarrje e apelit të Fahri Balliut për të mos u tulatur, por për t’i shkuar deri në fund zezonës
që mbajti peng popullin shqiptar, njërin nga popujt themelues të qytetërimit perëndimor. “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” bën një
epikrizë të diktaturës, duke e kthyer vëmendjen nga ana e padukshme e asaj zezone, por bash nga ana që duket se është më fort përgjegjëse
për fatkeqësinë e përbashkët. Botimi në frëngjisht ka edhe një tjetër koincidencë pozitive. Ai vjen në kulmin e një debati ku është përfshirë
shoqëria shqiptare lidhur me hapjen e dosjeve e ndarjen nga e kaluara enveriste. Edhe nga e kaluara nexhmijiste, do të thoshin lexuesit
e zellshëm të publikimit të Balliut, të cilët brenda një botimi 200 faqesh të “Favre”-s, - njërit nga entet më të njohura të botimit në
botën frankofone, i cili e hodhi librin për tregun evropian gjatë gushtit, njëkohësisht në Paris dhe Gjenevë, - mund të marrin informacion
edhe nga parathënia e shkrimtarit Ismail Kadare si dhe nga një prezantim shoqërues që bën vetë presidenti i shtëpisë botuese. “Një
vepër esenciale për të kuptuar Shqipërinë aktuale, - thotë botuesi në pasthënien e tij, - për të kuptuar këtë realitet, të shpërfaqur përmes
ndriçimit që u bëhet shkaqeve që prodhuan traumën që provuan shqiptarët gjatë diktaturës së Enver e Nexhmije Hoxhës”. “Gratë e diktatorëve
kanë pasur fate të ndryshëm, citohet në kopertinën e pasme të librit, dedikuar një publiku evropian, shkrimtari Ismail Kadare. Disa prej
tyre kanë qenë viktima, si gruaja e Stalinit, e cila iu kundërvu gjithmonë egërsisë së regjimit që kishte vendosur i shoqi, të tjera kanë qenë
po kaq keqbërëse sa burrat e tyre, e një rast spikatës mishërohet tek zonja Mao, por edhe pse më pak e njohur se këto, Nexhmije Hoxha ishte
më e poshtra ndër të gjitha, mund të themi se qe më e keqja”. Botuesi franko-zviceran u tërheq vëmendjen lexuesve në pasthënien e
librit për njërin nga momentet kulmore të shtjellimit të zotit Balliu, atë kur Nexhmije Hoxha angazhohet vetë në vitet ’70, në mënyrë që shëndeti
i bashkëshortit të vinte duke u përkeqësuar, që ajo të merrte edhe plotfuqishmërinë, nën hijen e pakallur të Enverit. Një biografi historike
e shkëlqyer e mbyll vlerësimin e vet për librin botuesi francez, një grishje që duket se është perceptuar si duhet nga publiku evropian, i cili e ka
tërhequr në masë librin, siç merret vesh edhe në faqen online të “Favre”. Procesi i dekomunistizimit të shoqërisë, i ndarjes nga diktatura
nuk mund të ndodhë nëse më përpara nuk njihen shkaqet dhe bartësit kryesorë të kësaj zezone. Publiku shqiptar ka vite që në fakt është
angazhuar vetë në një proces katarsisi dhe gazeta “55” konsiderohet si nga kontributoret më të mëdha në këtë drejtim. “Zonja e
Zezë Nexhmije Hoxha” ka qenë një dritare madhore, prej nga mund të shiheshin më qartë shkaqet që sollën një zgjatje dhe egërsim të
diktaturës në Shqipëri; ekuacion që merr një shpjegim të fortë tek zbërthimi i rolit diabolik që luajti në diktaturën komuniste Nexhmija,
sipas zotit Balliu, një nga pilastrat e rëndësishme të UDB-së serbe në Tiranë. Fatmirësisht, këtë shpjegim tashmë mund ta lexojë
një publik i gjerë evropian, i cili në analizat e veta për zezonën komuniste që shtypi gjysmën e Evropës, ka një referencë të rëndësishme:
Nexhmije Hoxhën, Gruan e Djallit.
gazeta 55*