Aren
Anëtar i Respektuar
Aktori komik Sanderson Jones dhe producentja e radios Pippa Evans, vendosën të themelojnë një kishë për… ateistët. Kisha e themeluar në Eslington të Londrës, është e para në llojin e vet, për të gjithë ata që nuk besojnë tek Zoti.
Liturgjia e kishës do të mbahet të dielën e parë të çdo muaji. Themelimi i saj erdhi si rezultat i një sondazhi, sipas të cilit një në tre banorë është i pafe.
“Menduam se nuk do ishte mirë që të mos merrnin të gjithë pjesë në ceremoni të ndryshme që bashkojnë komunitetin, vetëm pse janë të ndryshëm sa i përket besimit fetar”, deklaroi Jones.
Në këtë kishë do të zhvillohen të gjitha ceremonitë, si martesa po funerale, por në versionin ateist.
Gjithashtu, rolin e priftit do ta mbajnë persona të ndryshëm, të cilët çdo herë do të flasin për tema të ndryshme. Gjithashtu, nuk do të mungojnë as veglat muzikore apo artistët. /alb-observer.com/