Ndoc Gjetja u lind më 9 mars 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Besnik i patundur i bindjeve e prirjeve të veta që në fëmijëri, si një orakull, ai vazhdoi të shkruaj deri në ditët e fundit ashtu siç u shfaq aq i befasishëm kur ishte veç se një gjimnazist në Lezhë. Poezi e thellë, e ndjerë, poezi në të cilën rrëfehet bota e njeriut, intimiteti, mardhëniet njerëzore, madje edhe me sendet rreth e rrotull. Ardhja e tij në letërsi shënoi disi rënien morale të shkëlqimit të improvizuar të poetëve që përbënin triumviratin monist të letërsisë, të cilët, vërtetë dinin të thurnin vargje, i kishin dërguar edhe jashtë për studime zhdanoviane, për të qenë kështu “poetë oborri”, siç i klasifikonte Frederik Rreshpja. Ndoc Gjetja në tërësinë e tij mbeti poet i vërtetë. Poezia e tij qytetare, ndryshe prej poezisë marciale të krerëve të letërsisë, kërkonte tek njeriu, tek përjetimi, tek intimiteti, tek ndjesitë e mira e të bukura. Ajo poezi u bë fort e dashur për lexuesit. Falë kësaj, Ndoc Gjetes i mbetën nga koha e krijimtarisë nën regjimin monist, shumë më tepër poezi se sa atyre që prodhonin me shumicë për të mbushur depot e propogandës komuniste me vepra që i imponoheshin popullit brenda dhe, falë parave pa kursim që jepte regjimi.
Krijimtaria e Ndoc Gjetjes
Krijimtaria e Frederik Rreshpës e Ndoc Gjetjes bashkuar me atë të Jorgo Bllacit e ndonjë tjetër, ishin gjithashtu sfida që ju bë poetëve të elitës së diktaturës. Frederikun pesimist e të zymtë që guxoi të flasë, e burgosën, Jorgo Bllacin e Sadri Ahmetin po ashtu. Ndocin që këndonte për njeriun e “vogël”, rrethanorin, e mbajtën pranë duke e konsideruar një poet provincial i parrezikshëm. Por duhet thënë se Ndoc Gjetja, pavarësisht një farë konformizmi, për shkak të fatalitetit të lindjes nën diktaturë, kurrë nuk e kishte toleruar kërkesën ndaj artit të vërtetë. E vunë të drejtonte një revistë të vogël me titull “Ekran” rreth të cilës mblidheshin më së shumti krijuesit e filmit dhe teatrit. Kështu poeti lezhjan, por i lindur në Berdicë të Shkodrës mbijetoi. Në verë të vitit 1993, Ndoc Gjetja u gjend në një kurs në Athinë dhe me të thuajse takohesha përditë. Koha kish bërë të vetën, tranzicioni në vend që t’a shpëtonte po e shkatërronte njeriun. Poetët e ndjenin vetën të braktisur. Ndoc Gjetja fliste me vete i tërhequr në botën e tij,... e shkruante. Poezia merrte tone proteste. Trajta dhembje. Dhembje njerëzore, siç gjithmonë i kish ndjerë e vuajtur në shpirtin e tij. Ja si u drejtohej lexuesve të vet: Tridhjetë vjet e shtrylla talentin/ në një nga zyrat e shtetit monist/me këpucë të vjetra e përshkoja qytetin/ dhe gjithë njerëzit i doja si Krisht. Kohët ishin diametralisht të kundërta, por thelbi i vuajtjes njerëzore mbeti, veç në trajta e forma të reja: O koha tranzicioni, kohë bishtdhelpre!/Si të ranë brakushet kështu poshtë këmbëve!/Unë po shkoj të mbyllem në Monastrin e Vetes/derisa të kryesh jashtëqitjen tënde. Për Ndoc Gjetjen vazhdoi kalvari i mundimeve që e bëri fytyren e tij akoma më të përvujtun. Poeti i penws letrare u largua nga Tirana e u kthye në vendlindje. Me botimin e vëllimit poetik “Dhjata ime” botim i vitit 1998, ai ja kushtonte me pikëllim të birit të vet Renit. Tragjedia në jetën e poetit u bw pjesw edhe e poezive tw tij me tone pikëllimi. Artistet e mëdhenj edhe tragjeditë e dhembjet i kanë të mëdha, ndaj dhe veprat e tyre janë aq mbresëlënëse dhe tronditëse, sepse artistet nuk qajnë me lot, qajnë me shpirt e qajnë me art, me një art që e tejkalojnë jetën e një njeriu, për tu rrokur në shpirtrat e brezave të tjerë. Mortja s’ka çfarë u bën poeteve, artistët e mëdhenj kanë lindje, por vdekja u harrohet. Kushdo që e ka njohur poetin dhe poezinë e tij, e di mirë se Ndoc Gjetja, si me pare edhe me pas, mbeti poeti që shkroi poezi për botën shpirtërore të njeriut, dhe vetë ai ishte dhe mbeti njeriu i përvujtun, i thjeshtë, i vërtetë, poeti me fytyrën e Jezu Krishtit në poezinë shqipe. Ajo fytyrë Krishti e mbuluar me një dhembje hyjnore, një prej poetëve më në zë të letërsisë së sotme shqipe, zëri më njerëzor, mjeshtëri i penës shqipe shuhet nga një sëmundje...
Titujt e librave të botuar
1. Rrezatim (1971)
2. Shqiponja rreh krahët (1975)
3. Qëndresa (1977)
4. E përditshme (1982)
5. اaste (1984)
6. Poezi -Kolana "Poezia Shqipe" (1987)
7. Kthimet (1991)
8. Dhjata ime (1998)
DASHURISE
O Perendeshe e gjithe pushtetshme
e universit mashkull femer
Bej c'te duash me veten time
jam instrumenti yt i vjeter.
Ne jete me solle kaq shume dhimbje
dhe shqetesime pambarim
po s'jam ankuar kunder teje
as me goje e as me shkrim.
Te jam nenshtruar e te nenshtrihem
gjersa ne bote te jem i gjalle
neden pushtetin tend te perbotshem
me plqen te jem nje skllav
Ma ktheve gjuhen ne percartje
me bere plak me shpirt femije
here me hodhe cefinin kraheve
here me ngrite gjer ne yje.
Me hidh ne zjarr, ne det, ne ferr!
Me hidh ne balte, me hidh ne hon!
Vec te lutem mos me ler
ne ate vend ku ti mungon.
Femrave
Pa ju ne jemi gjysma njerzish
se ju per ne jeni gjysma tjeter
Tek dashuria behemi te plote
as te manget e as te tepert
Sikur te dija te thurja sentenca
ashtu sic fatmiresisht ben Saadiu
Juve do tju jepja metaforen Vreshta
Per vete do te metaforen shiu.
LOJE DASHURIE.
Ti je mbreteresha dhe une jam mbreti
E ngjitem fronin me ane te puthjes.
S'pushtuam askend vec njeri tjetrit
Asnjeri s'e ndjeu shijen e mundjes
Ne s'kemi nevoje per kushtetute
ne marredheniet tona sondon kaosi
nen cipen e hille te mirsjelljes se bute
tani ben ligjin vetem Erosi.
Nuk di deri kur do mbahet ne kembe
mbreteria jone ne crregullim te plote
por casti i renies s'do jete i rende
do biesh mbi mua qe jam shtrire poshte.
KONKRETIZIMI I ENDRRAVE
Dikur enderroja te kem nje magnetofon Stereo,
tani qe e kam e ndez nje here ne muaj,
Eh,sikur te isha poet!-peshperisja shpesh me vete
dhe tanigjithnje e me rralle shkruaj.
Dikur enderroja te jem burri i nje gruaje te bukur
dhe prisha shtate pale kepuce duke i shkuar pas,
por ja nje dite te faqja ku e pata puthur
endrra ime u be dhe ngeli pas.
Pastaj enderrova te shkoj nje dite jashte shtetit
dhe pasi shkova ne Berlin, ne Zyhri , ne Vjene
sa i rendomte me dukej ky trualli i planetit
dhe enderra tash eshte spostuar ne hene.
Keshtu cdo enderre qe me pati vluar ne zemer
u perdhos nga prekja e sendeve me duar.
Cmu desh qe e hodha edhe kete vjersh ne leter,
Me e bukur ishte kur se kisha shkruar!
.Pesë mijë palë këpucë
(Në kampin e shfarosjes Aushvic)
Shoh pesë mijë palë këpucë të vjetra
me lidhësa, pa lidhësa, të gjitha pa lustër
të vogla, të mëdha për meshkuj për femra
që dergjen këtu të hedhura grumbull
Dhe mua më duket ky pirg këpucësh
njerëzish të djegur në një natë krimesh
më i lartë se maja e Xhomolungës
më i shenjtë se mali Sinai i Biblës
Përpara pirgut qëndroj i heshtur
me zemrën rënduar nga fate planeti
dhe veten pyes - Mos qenkam në ëndërr ?
Se njëra kepucë lëviz nga vendi.
… Një tjetër më tutje e drodhi lëkurën,
pastaj e dyta, e treta, e katërta
të gjitha me rradhë e flakën përgjumjen
pesë mijë palë këpucë u bënë të gjalla.
… Tjetra ka lënë fëmijën në gjumë,
tjetra ka lënë kafen ekspres,
tjetra ka lënë qilimin pa shkundë
tjetra ka lënë një puthje në mes.
Tjetra ka lënë gjithë lulet pa ujë,
tjetra ka lënë ilaçet pa pirë,
tjetra ka lënë krevatin rrëmujë,
tjetra përgjysëm një fjalë të mirë.
Dhe vihen në rresht… Kërkojnë të ecin
me këmbët përkatëse përkrah të gjallëve
se njëra ka lënë përgjysëm të qeshurën,
se tjetra ka lënë përgjysëm një valle.
Dhe befas hapet një pamje makabër;
pesëmijë palë këpucë pa këmbë
tërhiqen zvarrë në barin e lagur,
në fushën e gjerë të larë me hënë.
Dhe ecin,
dhe ecin,
dhe ecin,
dhe ecin
si në tragjeditë e Shekspirit
Pesë mijë palë këpucë përshkojnë planetin
që t’i kujtojnë njeriut Aushvicin.
.Një heshtje e bukur
Ka heshtje që na thonë gjëra të bukura,
si për shembull fytyra e gruas
në orët e vona të natës
kur e pagjumë numëron me vete
ditët e fundit të barrës.
Ec e thuaj po munde këtë heshtje
ti, muzikant, me nota
ti, piktor, me ngjyra
ti poet me vjersha
dhe ti, aktore e famshme
me gjeste dhe fjalë !
Për ta thënë duhet të jesh
nje grua shtatzënë
domethënë
dyfish e gjallë.