Nga viti 2020 mundja nuk do të jetë më një sport olimpik. Ky është vendimi i marrë ditën e martë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që e ka përjashtuar këtë sport nga lista e 25 sporteve që do të jenë në olimpiadën e 2020-ës.
Përjashtimi përfshin të dyja stilet, si mundjen e lirë ashtu edhe atë klasike, e njohur edhe si mundja greko-romake. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Vendimi pritet të bëhet përfundimtar në muajin shtator kur në mbledhjen e Buenos Airesit në Argjentinë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pritet të ratifikojë vendimin e marrë të martën.
Mundja është një ndër sportet më të vjetra me rrënjë që nga lashtësia. Për herë të parë u fut si sport olimpik në vitin 1896. Përjashtimi i saj nga olimpiada është edhe një tronditje për Shqipërinë pasi mundja konsiderohet si një nga sportet tona më të forta dhe më konkuruese në arenën ndërkombëtare. /BeratiLive