PiNkY
Anëtar i Nderuar
Mimoza Ahmeti (lindur 1963 në Krujë, Shqipëri) është poete në mesin e poetëve më të shquar bashkëkohorë shqiptarë, dhe ndoshta më i njohur femra shqiptare. Librin e saj më të popullarizuar dhe vlerësua në mënyrë kritike është mbledhja e 53 Delirium poezi, botuar në 1994, Tirane, nga "Marin Barleti House" Publishing. Librin e saj më të fundit të poezive është pllenim e Luleve, nga "Ora House" Botime, Tirane, 2004.Ahmeti ka botuar gjerësisht dhe librat e saj janë përkthyer në italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Il mio Grido, poezi, 1993, nga "Argo" Publishing House, Itali. Persone Belle, roman, 1996 nga "EIZIONI ETS", Pizës, coordinatif absurde Italy.L ', tregime të shkurtra, 2002, Paris, botuar nga Agnes Pareyre. Ca va Albnie, ese, Paris, 1998, nga Edition "La Promenade". Bilingue Delirium edicion, 2002, nga "Maremoto" Publishing House, Malaga, Spanjë. Edhe pse më i njohur per poemat e saj, ajo ka shkruar edhe tregime të shkurtra, artikuj dhe novela.
Gjithçkaja ime
Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!
################################################
Ishte një rrugë
Ishte nje rruge ku vazhdimisht kaloje,
ti,e dashur,
ti,e bukur,
ti,ekstravagantja ime,
e te tjereve,ekstravagante,
e share,e poshteruar,e komplimentuar,
si historia e nje pikture te cmuar.
Dhe s'dije as vete perse
te iknin floket ne liri,
ndersa kembet te shkelnin ne morg
te dashurive kufomoide,
qe gjithsesi paten mani
t'i ekzaminonin gojet e qytetit.
Tani nuk je,
tani nuk ecen me ne rrugen qe nemitet,
as hapi yt,
as trupi yt i madh,
as goja jote me mpiksje
neverie dhe pakenaqesie.
Aty eshte rruga,aty,
dhe morgu yt i shperbere...
Kufomat e te dashurave te flakura
neper bordurat e plakura.
Tani andej kur kaloj
mungesen e madhe te orbites sate ndjej,
dhe jap pershendetje skematikisht
me ftohtesine e nje kartoni
te cilin e respektojne per ty.
Per ty,e dashur,
per ty,e share,
per ty,e poshteruar,
si historia e piktures
me te cmuar.
########################################################
Armiku im.
Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe jeta jote pa mua?
Askush s'mund ta dije
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im!
Prej teje rash ne gjume dhe perftim
te asja qe kerkoja,
prej teje gjelberoi lenda ime, u zgjua
dhe u perendua,
kur vrasja shpirtat mbertheu.
Oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato qe ne shvleftesuam
ndersa rruges ecim
qe asnjehere s'i ditem,
turmat,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.
#################################################
Mama dhe bijtë.
Gjithmonë e më rallë të shoh,
gjithmonë e më tepër
çuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bijë.
Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
dhe lotët i ke të brishtë e të rinj.
Ti qe u plake dhe qan si foshnjë
kur duhet të gëzohesh
e që pikellimi të ndjek si urith
pikërisht kur liria hap një shteg.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...
O zot, ç'deshi një njeri si ti
në këtë botë të sprovuar...
Ti akoma s'ke mësuar të gënjesh,
e shtrenjtë dhe duart i ke si dy
bonbone të vogla, të emblat duar, të sheqerta
nga lotet e tu.
Mireserdhe mama!
Ja shtëpia, filaxhani i kafeëe dhe miresjellja ime
të serviret me kujdes, sofostike është, megjithatë
në modë...
اoje kokën, përse qan?
Bijtë e tu janë rritur tashmë-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty të duan
misheredhimbsur, mama,
nuk të harrojnë,
më mirë vdesin,
Ke dhe ti në zemrën e tyre një dritare,
një oval gezimi, drite e shprese,
sepse të tutë ishin naivet,
si kuaj lufte, me sytë e mëdhenj
ushqyer me ujera kroi.
I deshe fort, mama, sië dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zërin që e kishe si varg rruazash mbi gur...
Dikur...e mban mënd, mama?
Në shtëpi këndoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
Perëndimi vdiste i lumtur për atë lloj kënge,
dhe syri yt i lumtur për ate lloj kënge,
dhe jeta ishte organike, mama:
luanin kalamajtë,
naivët që ti i rite me delir horizonti...
Ja ku i ke përballë, të rrahur me jetë e me sprovë,
fëlligeshtia i ka vrarë, por gjakun nuk ua ka sterpikur.
Janë të virgjër, mama, të përdalet e tu,
janë të virgjër,
lakuriq të pambrojtur, me gjithçka të fituar me
dhëmbë.
Mos i shaj, mama, se bën faj. Mos i truaj.
Të kanë dashur, mama, të kanë dashur.
I duaj. (Kurrë prindi nuk mund të
mbërrije dashurinë e fëmijes.)
Kthehu, ecë në vete, mama,
mos qaj më.
Janë të fundit vjetë të tutë, në
këtë fëmijëri të dytë
mund të ngrohë pak dielli,
po t'i terësh sytë.
Fshiji lotët, mama, jemi dërmuar,
të buzeqeshesh pak, kjo është bukë për ne.
O femija im i dëshpëruar,
mëkati më i madh i perëndisë mbi dhe.
######################################################
Qëndro i fortë Mik!
Ajo qe ishte kaq e bukur
Ne nje moment...
Edhe mund te behet e trishtuar.
Ajo qe ishte kaq e embel
Edhe mund te jete hidheruare...
Kurajo mik!Qendro i forte si mal
Dhe do te shohesh,
Dikush te pret me mall...
###################################################
Nje Mall...
Muzike,dhe piata .
Ne salle vene e vine.
Kamariere me bluza te bardha
Levizin ne çdo tavoline.
Salla e madhe lluksoze
leviz e me sillet verdall
Ne goden e ftohte te birres
Rrufis,dhimshem heshtur nje mall.
Verdalle qeshin dhe hane
Me duken si trupa pa jete
te larget,sterlarget me jane
E huaj po ndihem dhe vete.
Jashte restorant "Kapriços
Pret Merçedesi E 2000.
Ne goten e ftohte te birres.
Un dhemjen time po pi.
##################################################
Ne do te jesh i lire.
Je lindur Kanerine?
Kujdes,te pret kafazi
Ta qash me lot lirine,
Te plasesh nga marazi.
Lutju te lindesh sorre
Ta dish, eshte me rehat
Askush s,te vjen verdalle
Askush s'te ka inat
Por ja qe je pallua
Meso te ndeshesh mire.
E kam provuar vete
Ne do te jesh i lire
########################################
Mbase Zoti
Nuk i njohem Kishat dhe Xhamite
Ne,brezi i viteve gjashtedhjete.
Fshehur i permendnim perendite
Ererat peshperisnin:-"te pafete"
Tufanet pastaj,na hodhen tutje.
Ne trokitem nder shtepite e zotit.
Shpresehumbur thurem nga nje lutje.
Ndihme i kerkuam ,me te fortit....
Mbase zoti do t'na doje me shume
Meqe.... s'na ndihmoi qe ne fillim
Ne qe nuk i derdhem lotet lume....
Por sakrifikuam gjithe rinine.
##############################################
Gjithçkaja ime
Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!
################################################
Ishte një rrugë
Ishte nje rruge ku vazhdimisht kaloje,
ti,e dashur,
ti,e bukur,
ti,ekstravagantja ime,
e te tjereve,ekstravagante,
e share,e poshteruar,e komplimentuar,
si historia e nje pikture te cmuar.
Dhe s'dije as vete perse
te iknin floket ne liri,
ndersa kembet te shkelnin ne morg
te dashurive kufomoide,
qe gjithsesi paten mani
t'i ekzaminonin gojet e qytetit.
Tani nuk je,
tani nuk ecen me ne rrugen qe nemitet,
as hapi yt,
as trupi yt i madh,
as goja jote me mpiksje
neverie dhe pakenaqesie.
Aty eshte rruga,aty,
dhe morgu yt i shperbere...
Kufomat e te dashurave te flakura
neper bordurat e plakura.
Tani andej kur kaloj
mungesen e madhe te orbites sate ndjej,
dhe jap pershendetje skematikisht
me ftohtesine e nje kartoni
te cilin e respektojne per ty.
Per ty,e dashur,
per ty,e share,
per ty,e poshteruar,
si historia e piktures
me te cmuar.
########################################################
Armiku im.
Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe jeta jote pa mua?
Askush s'mund ta dije
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im!
Prej teje rash ne gjume dhe perftim
te asja qe kerkoja,
prej teje gjelberoi lenda ime, u zgjua
dhe u perendua,
kur vrasja shpirtat mbertheu.
Oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato qe ne shvleftesuam
ndersa rruges ecim
qe asnjehere s'i ditem,
turmat,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.
#################################################
Mama dhe bijtë.
Gjithmonë e më rallë të shoh,
gjithmonë e më tepër
çuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bijë.
Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
dhe lotët i ke të brishtë e të rinj.
Ti qe u plake dhe qan si foshnjë
kur duhet të gëzohesh
e që pikellimi të ndjek si urith
pikërisht kur liria hap një shteg.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...
O zot, ç'deshi një njeri si ti
në këtë botë të sprovuar...
Ti akoma s'ke mësuar të gënjesh,
e shtrenjtë dhe duart i ke si dy
bonbone të vogla, të emblat duar, të sheqerta
nga lotet e tu.
Mireserdhe mama!
Ja shtëpia, filaxhani i kafeëe dhe miresjellja ime
të serviret me kujdes, sofostike është, megjithatë
në modë...
اoje kokën, përse qan?
Bijtë e tu janë rritur tashmë-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty të duan
misheredhimbsur, mama,
nuk të harrojnë,
më mirë vdesin,
Ke dhe ti në zemrën e tyre një dritare,
një oval gezimi, drite e shprese,
sepse të tutë ishin naivet,
si kuaj lufte, me sytë e mëdhenj
ushqyer me ujera kroi.
I deshe fort, mama, sië dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zërin që e kishe si varg rruazash mbi gur...
Dikur...e mban mënd, mama?
Në shtëpi këndoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
Perëndimi vdiste i lumtur për atë lloj kënge,
dhe syri yt i lumtur për ate lloj kënge,
dhe jeta ishte organike, mama:
luanin kalamajtë,
naivët që ti i rite me delir horizonti...
Ja ku i ke përballë, të rrahur me jetë e me sprovë,
fëlligeshtia i ka vrarë, por gjakun nuk ua ka sterpikur.
Janë të virgjër, mama, të përdalet e tu,
janë të virgjër,
lakuriq të pambrojtur, me gjithçka të fituar me
dhëmbë.
Mos i shaj, mama, se bën faj. Mos i truaj.
Të kanë dashur, mama, të kanë dashur.
I duaj. (Kurrë prindi nuk mund të
mbërrije dashurinë e fëmijes.)
Kthehu, ecë në vete, mama,
mos qaj më.
Janë të fundit vjetë të tutë, në
këtë fëmijëri të dytë
mund të ngrohë pak dielli,
po t'i terësh sytë.
Fshiji lotët, mama, jemi dërmuar,
të buzeqeshesh pak, kjo është bukë për ne.
O femija im i dëshpëruar,
mëkati më i madh i perëndisë mbi dhe.
######################################################
Qëndro i fortë Mik!
Ajo qe ishte kaq e bukur
Ne nje moment...
Edhe mund te behet e trishtuar.
Ajo qe ishte kaq e embel
Edhe mund te jete hidheruare...
Kurajo mik!Qendro i forte si mal
Dhe do te shohesh,
Dikush te pret me mall...
###################################################
Nje Mall...
Muzike,dhe piata .
Ne salle vene e vine.
Kamariere me bluza te bardha
Levizin ne çdo tavoline.
Salla e madhe lluksoze
leviz e me sillet verdall
Ne goden e ftohte te birres
Rrufis,dhimshem heshtur nje mall.
Verdalle qeshin dhe hane
Me duken si trupa pa jete
te larget,sterlarget me jane
E huaj po ndihem dhe vete.
Jashte restorant "Kapriços
Pret Merçedesi E 2000.
Ne goten e ftohte te birres.
Un dhemjen time po pi.
##################################################
Ne do te jesh i lire.
Je lindur Kanerine?
Kujdes,te pret kafazi
Ta qash me lot lirine,
Te plasesh nga marazi.
Lutju te lindesh sorre
Ta dish, eshte me rehat
Askush s,te vjen verdalle
Askush s'te ka inat
Por ja qe je pallua
Meso te ndeshesh mire.
E kam provuar vete
Ne do te jesh i lire
########################################
Mbase Zoti
Nuk i njohem Kishat dhe Xhamite
Ne,brezi i viteve gjashtedhjete.
Fshehur i permendnim perendite
Ererat peshperisnin:-"te pafete"
Tufanet pastaj,na hodhen tutje.
Ne trokitem nder shtepite e zotit.
Shpresehumbur thurem nga nje lutje.
Ndihme i kerkuam ,me te fortit....
Mbase zoti do t'na doje me shume
Meqe.... s'na ndihmoi qe ne fillim
Ne qe nuk i derdhem lotet lume....
Por sakrifikuam gjithe rinine.
##############################################