Iron_Leon
شيطان בעל זבוב
Veriut i eshte mohuar vendi qe meriton ne cdo gje, ky stad i duhet kthyer.
Gegnishten nuk e flasin ajo perqindje qe thoni ju por perkundrazi ju ftoj qe te rishikoni ato numra sepse ju bejne te dukeni shume i paditur persa i perket gjeografise dhe demografise se vendit. Ndoshta keni akoma mundesi qe ta rishikoni ate qe thate qe te mos dukeni aq i pacipe per diskutimin ne fjale. Nuk jam ketu per t'iu edukuar prandaj nuk po sjelle dhe infot qe duhet ditur qe nga klasat fillore.
Malsoret shqipetare jane ne veri dhe jug, pasi zonat malore pershkojne zonat lindore te te gjithe vendit, prandaj termi maslor nuk i referohet gegve, por te gjithe shqipetareve qe kane jetuar ne male. Se dyti malsoret shqipetare jane ato trima qe i kane rezistuar cdo pushtimi per shekuj me radhe duke e ruajtur traditen, kulturen dhe virtytet e kombit me sakrificat me te jashtezakonshme. Malsoret kane gabuar ne momente te ndryshme, behet fjale per disa, sic eshte rasti i mbeshtetesve te regjimit, tek e fundit ato e kane bere kete mbeshtetje per arsye me te rendesishme, shkeputjen nga Serbia.
Une nuk trumbetoj per ndarje, por per njohje te realitetit. Shqipetaret nuk kane sesi te presin drejtesi kur nuk kane vendosur drejtesi ndaj vetes, qe fillon nga ndarja me te shkuaren komuniste, me ndalimin e te drejtes per te qene ne funksione administrative te atyre qe i kane sherbyer regjimit diktatorial, me njohjen e vlerave te gegnishtes (qe jo per gje por eshte bere madje edhe nga ato qe kane qene vendimtare per vendosjen e shqipes standarte dhe jo nga une apo ju thjeshte per arsye sic akuzoni juve ne kete rast,) gjera te tjera kane te bejne me njohjen e vlerave te tjera si herojnve te vertete shqipetare dhe te shuhen nje here e pergjithmone emrat e "herojnve" qe vetem komunizmit i kane sherbyer. Ai qe ka vrare shqipetarin per te sjellur komunizmin ne shqiperi nuk ka sesi te marre titullin hero, mbase me standartet tuaja kjo eshte e mundur. Nje tjeter proces eshte njohja e vetevetes, historia shqipetare nuk mund te jete ajo qe na ka mesuar komunizmi me ane te censures, megjithate pak ndryshim eshte bere nga nje tekst i kohes se komunizmit me ato qe jane funksional sot. Kur shqipetaret te jene te vertete ndaj vetes, atehere do te mund te kerkojne drejtesi nga te tjeret me ane te vetedijes dhe rrugeve ligjore si per ceshtjen came, dhe mbrojtjen e te drejtave te shqipetareve jashte kufijve.
Persa i perket provincialitetit tim, di te them se jam i shetitur paksa me shume sesa juve dhe kam nje arsimim te nje profili me te larte.
Berisha nuk eshte hero i veriut, e verteta eshte se ai eshte zgjedhur deputet me shume ne veri sesa ne jug gjate karriers se tij.
Veriu nuk ka nevoje per njerez si Berisha, veriu krenohet me figura te tjera si Fishta, Migjeni, Asdreni, Gurakuqi, Isa Boletini, Oso Kuka, Ded Gjo Luli, Prek Cali e lista ska te sosur.
Flm per retoriken qe perdorni, nje argumentues i dobet gjithnje i kthen debatet ne personale, dhe ju spo beni as me pak as me shume. Mua s'me behet vone se c'fare mendoni ju per mua, ne nje kohe kur ju as qe ja keni idene kush jam, nga vij apo sesi duket, ashtu sic nuk di une per ju. Pra, numri i syzeve te mia dhe retorika juaj per mua nuk jane shqetesim, por tregojne nivelin e ulet te debatit dhe metoden e jashtmodes qe ju perdorni.
Ne konkluzion, ajo qe une them eshte se shqipetaret duhet te ndajne thashethemet, padrejtesite dhe maniuplimet nga historia dhe njohurite e tyre per te ndertuar shqiperine e shqipetareve te vetedijesuar.
Mire pra edhe njehere,REPUBLIKA E SHQIPERISE, jo shqip folesit.Po flas per veriun jo per malesoret e te gjithe shqiperise.Ke te drejte ne disa pika,duhet te ndahemi nga e kaluara komuniste .Por kujt te kaluere duhet ti bashkohemi?Persa i perket shetitjeve, edhe ciganet jane me te shetitur se te gjithe ne, por te vetmen gje qe dine me siguri eshte se jane cigane.Persa i perket profilit te arsimit mendoj qe nuk ka nevoje per pergjigje, sepse duket shume qarte se je mjaft i arsimuar,por varet cili vesh arsimohet. Persa i perket debatit dhe nivelit te tij,populli thote, c'te hedhesh mbrapa do te dale perpara,shiko pra i nderuar intelektual se c'fare poston perpara se te flasesh per jashte metodat e perdorura.Ne fakt ne standartet e mia eshte e pa pranueshme qe te shpallet hero ai shqiptar qe ka vrare shqiptarin per te sjelle nazizmin apo fashizmin Gjerman dhe Italjan ne Shqiperi. Si perfundim zoteri administrator, je jashte teme me disa postime.Aha se harova nese e sheh si nje debat personal me vjen keq sepse nuk permenda as arsimin as dijen dhe as edhe nje gje te ketij lloji,perkundrazi ju po perpiqeni qe nje teme politike ta ketheni ne nje mesim historie per veriun,kushdo ka demonet dhe engjejt e tij ne jete, do te lutesha qe engjejt e tu ti mbash per vete,ose i ndaj me ne ne nje teme te posacme.