alfonci
Veri investigatio
Зngjεll;163778 said:Skandaloze, shiko si qeshin shqiptarët me këto paturpësi të politikanëve të degjeneruar që ka vendi ynë ncncncnnc Jeni bërë për të ardhur keq shikojeni pak veten jeni bërë sikur jani ulur në ndonjë kinema dhe shikoni filmin e popullit tuaj të vuajtur nga kjo politikë skandaloze dhe qeshni në stola me fatin e mijërave njerëzve dhe popullit tuaj pa vënë llogjikën dhe mendjen në punë se si do përfundojë ky popull me këta politikanë të korruptuar ncncncnnc që deri dje cfarë nuk shanit për Metën dhe sot na e bëni hero o egoista njerëz që jeni, si e keni atë guxim dhe qeshni kur po luhet fati i shqipëtarëve me këta politikan se kuptoj e ka thënë mirë dikush : Stambolli digjet e .... krihet
Tu vijë turp që mendoni me anë të simpatizë tuaj për partinë që doni dhe jo me atë që është vërtet për të thënë.
Jemi bërë një popull për tu ardhur turpppppppppppppppppppppppp
Pse eshte kjo paturpesi?
Nuk do kisha menduar se ju do kishit reagime te ketij modeli, pasi ju keni patur shansin qe te shikoni boten nga afer, te lexoni libra qe te tjeret skane degjuar per titujt e tyre apo te keni jetuar ne terren te ndryshme ne menyre qe te besh krahasimin e se rese me te vjetren dhe te zgjedhesh duke vleresuar me te miren.
Kjo ne fakt eshte hera e dyte ne historine e shqiperise se pas 1912-es qe shqipetaret bejne nje zgjedhje ne favor te vendit. Hera tjeter ka qene koha kur u krijua qeveria e bashkuar ne 1998-en.
Kjo ndodh ne cdo vend te botes, nje shembull konkret Gjermani ne kete rast, dy partite opozitare ne keto momente qe nga zgjedhjet e 2005-es bashkeqeverisin, kancelarja eshte e nje partie dhe ministrat e partive te tjera ndersa asnjera prej tyre nuk ka arritur qe te kete numrat e nevojshem per te formuar qeverine.
Bashkimi mbipartizan eshte nje metode qe i ka sherbyer gjithnje praktikave, interesave dhe nevojave kombetare pertej fraksioneve politike. Shqiperia nuk ka nevoje qe te beje dallilm se kush e drejton, shqiperia ka nevoje per integrim dhe shqipetaret duhet ta kuptojne kete nje here e mire. Integrimi mund te vije me kedo qe ka vullnetin dhe ndjek strategjite e gabuara. Ideologjite e ndasive duhet te analizohen me kujdes, strategjite dhe politikat e ndjekura te partive politike apo kraheve te ndryshem te saj jane aq te aferta saqe po te mos shikosh emrat apo ngjyrat qe i perfaqesojne ato nuk di ti dallosh.
Shqipetaret te mesojne nga thenja e famshme e Deng Xiaoping, liderit Kinez ne vitin 1978, "Nuk ka rendesi nese macja eshte e bardhe apo e zeze, perderisa nxe miun."
Meta po i ben nje nder te madh vendit dhe politikes. Vendit sepse po e shpeton nga nje vones ne integrim, po e shpeton nga shpenzimet kolosale per zgjedhje te parakohshme, sidomos ne nje kohe krize ekonomike dhe po i jep kontributin e tij sebashku me eksperiencen vendit per tu maturuar ne fushat ku ka ende probleme ne nje kohe kur integrimi duhet pershpejtuar. Mjaft kemi pritur. Persa i perket politikes, ai po i jep nje kontribut te jashtezakonshem asaj duke thyer muret percares te ngjyrave politike dhe duke i dhene vendit politiken e re te premtuar nga Rama por te demonstruar anasjelltas. Simpatizanteve te partive po ju con nje mesazh modernizimi, shikoni veten, partite dhe funksionet e tyre i marrim ne persiper, ngaterresat dhe fanatizmat tuaja shprehni me vote, te tjerat s'na intersojne neve dhe s'ju sjellin asnje te mire juve.
Nga ana tjeter shpetimi i nje qeverie dhe pershpejtimi i ndertimit te qeverise se re eshte me rendesi vitale per kosoven dhe egzistencen e saj. Kosova ka nevoje per mbeshtetje te palekundur, per njohje dhe pa ndihmen e shqiperise gjerat vetem se mund te ngadalesohen.