Arfenilla
Themelues i Forumit
Më shumë se 20 filipinas u kryqëzuan sot në rituale të përgjakshme në praninë e 60.000 besimtarëve.
Mijëra filipinas sot morrën pjesë në rrahje tradicionale me kamzhik dhe kryqëzimit në kryq për të Premten e Zezë, që anëtarët e Kishës Katolike Romake e festojnë sot.
Të paktën 60.000 pelegrinë dhe turistë u mblodhën në ritualet përgjakshme në të gjithë vendin, me qëllim për t’i kujtuar njerëzit për gjendjen e vështirë që kaloi “Jezu Krishti”, transmeton TetovaSot.
Edhe pse peshkopët dënojnë këto rituale, filipinasit nuk dorëhiqen nga kjo traditë e vjetër.
Në rrugët e San Fernando, qendër kryesore për turistët vendas dhe të huaj, sot në mëngjes herët kaluan pelegrinë të zbathur, duke u goditur me kamzhik ndërsa në shpinën e tyre kishin copa të vogla prej qelqi. Pelegrinët e tjerë mbanin kryqe të mëdha prej druri.
Pelegrinët këtë vit i udhëhoqi 54-vjeçarin Ruben Enaje, i cili me krenari deklaroi se kjo është hera e 29 që ai po kryqëzohej.
Dhe të tjerë u kryqëzuan vullnetarisht, dhe sot kanë qenë më shumë se 20, ata e bëjnë me lutje për shërimin e disa të afërmve të tyre.
Kryqëzimi vullnetar në Filipine është shprehja më ekstrem i përkushtimit fetar, dhe Kisha Katolike Romake është kundër kësaj tradite.B tetova
[IM