TIRANE – Kryeministri Rama ironizon qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me vendimin për mbylljen e disa universiteteve në vend. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan: “PD kundër shkuljes së piramidave në arsim e s’ka si të jetë ndryshe: E shkuara vajton të shkuarën në emër të së shkuarës! Vaj medet për PD...”
Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi mbylljen e disa universiteteve “një aferë të pastër korruptive dhe për qëllime klienteliste nga dyshja Rama-Meta”.
Lideri i opozitës tha se “po përdoret e njëjta skemë siç u bë me shëndetësinë, me rendin, me ekonominë, me pensionet dhe së fundmi me marrëveshjen me CEZ-in”. Ai bëri të qartë se Partia Demokratike nuk është kundër asnjë reforme, përfshi edhe asaj në sistemin arsimor. Por sipas Bashës, “projekti i Edi Ramës për të mbyllur filialet e universiteteve publike, pa asnjë paralajmërim, pa asnjë transparencë ka shkaktuar një shok psikologjik dhe do u kushtojë shtrenjtë financiarisht qindra familjeve shqiptare”.
b.web