Maska me qumësht për rigjenerimin e lëkurës dhe pastrimin e grimit
Disa maska me bazë qumështi, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Janë shumë pak përbërës dhe shumë pak veprime, por ju bëjnë të ndiheni shumë mirë me veten.
Qumësht me kamomil dhe mjaltë (pastroni grimin në pak sekonda)
Tre përbërës të shkëlqyer për rigjenerimin e lëkurës. Mund të përdoren thuajse për të gjitha llojet e lëkurës, sepse rikthejnë elasticitetin.
Është një përzierje që i jep lëkurës lagështi dhe ka veprim antibakterial, pengon mbylljen e poreve dhe grumbullimin e papastërtive.
Një grusht lulesh kamomili përziejini me 100 ml qumësht dhe vlojini bashkë për 20 minuta. Pasi t’i keni kulluar, shtoni edhe gjysmë luge mjaltë. Masën përhapeni me kujdes në fytyrë dhe dekolte, dhe mbajeni rreth 15 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Pastrimi i grimit: Lyeni një copë pambuku me qumësht, shtrydheni dhe shtoni pak vaj luledielli. Me këtë pambuk pastroni fytyrën dhe shpëlajeni me qumësht të vakët. Ky është një preparat i mrekullueshëm natyror për heqjen e grimit.