WxP
Staf në FV.AL
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar një proçes zgjedhor të qetë, ka deklaruar të shtunën drejtori i përgjithshëm i uniformave blu, Hysni Burgaj.
Në një konferencë për shtyp, Burgaj ka nënvizuar se policia do të veprojë në kuadër të ligjit dhe do të sigurojë një ambjent të sigurt për çdo qytetar.
“Jemi të vendosur për të garantuar ligjin gjatë proçesit zgjedhor. Kemi kaluar në shërbim të përforcuar dhe kemi marrë masa organizative. Policia i ka përmbushur me sukses detyrat për proçesin”, ka thënë Burgaj.
Numri 1 i policisë ka raportuar për një rënie të incidenteve
“Rreth orës 18 do të merren në ruajtje materialet zgjedhore. Për një proçes sa më të qetë kemi bashkëpunuar edhe me Forcat e Armatosura”, ka saktësuar Burgaj.
“Asnjë palë nuk do të mund të kërcënojë punonjësit e Policisë së Shtetit”, ka shtuar ai. / Top Channel