Love
βeℓℓe â๓e
I lindur rreth 3000 vjet më parë, manikyri prej kohësh është bërë një nga pasionet më të mëdha të femrave, që argëtohen pa masë teksa shpikin ngjyra të reja, gjithmonë e më të çmendura apo i dekorojnë thonjtë me dizenjot më të çuditshme
Manikyri prej kohësh është bërë një nga pasionet më të mëdha të femrave, që argëtohen pa masë teksa shpikin ngjyra të reja, gjithmonë e më të çmendura apo i dekorojnë thonjtë me dizenjot më të çuditshme. Ashtu si çdo xhaketë apo fund, edhe manikyri duhet të zgjidhet në bazë të disa kritereve dhe mbi të gjitha duke marrë në konsideratë personalitetin tonë apo duke parë me kujdes edhe tendencat e fundit të modës. Duart, dhe rrjedhimisht thonjtë, flasin shumë më tepër se sa e keni menduar. Ato japin mesazhe dhe tregojnë një pjesë të personalitetit tonë. Janë ato pjesa e trupit që të gjitha femrat, dhe jo vetëm, duhet t’i kushtojnë rëndësinë e duhur.
Pak histori
Praktika e lyerjes së thonjve i takon rreth 3000 vjet më parë, kur egjiptianët e vjetër përdornin pluhurin e kënasë për t’i ngjyrosur (tendencë ende sot e përhapur në botën lindore me emrin Mehndi). Në të njëjtën kohë, të njëjtën gjë bënin edhe kinezët, që përzienin gomën e shkrirë, të verdhën e vezës, dyllë dhe xhelatinë. Pasi e linin të vepronte për disa orë, ngjyrosnin gishtërinjtë me një ngjyrë që kalonte nga vishnja në të kuqe. Ngjyrosja e thonjve në të dyja kulturat ishte një mënyrë për afirmuar pozicionin që ata kishin në shoqëri. Përveç kësaj, shumë pak informacione dihen për evoluimin e manikyrit deri në ditët tona. Në shekullin XIX gishtat lyheshin me një copë, që zakonisht ishte lëkurë kamoshi e vendosur në vajra të kuq të aromatizuar. Më pas gratë nisën të përdornin kremra dhe pluhura me ngjyra për të lyer gishtat. Më i njohuri ishte një produkt i njohur me emrin “Graf’s Hyglo”.
Në fillim të shekullit XX, revista “Vogue” i bënte reklamë lindjes së një produkti të lëngshëm që mund të aplikohej tek thonjtë përmes një peneli të përbërë nga qime kameleje. Kur në vitin 1920 u krijua boja për të lyer automjetet, u mendua që të përdorej i njëjti parim edhe për thonjtë. Manikyri ashtu siç e njohim ne sot u krijua nga Michelle Menard dhe u përhap në vitet ‘30 nga vëllezërit Revson, edhe pse në fillim cilësia e produktit ishte shumë e dobët, por falë ndihmës së kompanisë “Maas et Wahlstein” u shpik një lloj ngjyruesi që i hidhej kremit e që përmirësoi dukshëm cilësinë e tij. Në vitin 1960 cilësia e tij arriti kulmin. Në kohët e sotme, përveç gamës së gjerë të ngjyrave mes të cilave mund të zgjedhim, mund të zgjedhim edhe mes cilësive jashtëzakonisht të mira. Për këtë arsye, shtëpitë më të mëdha të prodhimit të produkteve kozmetike hedhin sot në treg manikyr që mund të kapin shifra marramendëse për t’u blerë.
Jeni një femër shik dhe elegante?
Në këtë rast ngjyrat e errëta janë pikërisht ato të duhurat për ju. Nga e zeza tek lejlaja e errët apo e kuqja e theksuar, prej kohësh thonjtë e lyer me këto ngjyra rezultojnë të jenë shumë elegantë dhe një armë joshjeje e parezistueshme.
Jeni e qeshur dhe origjinale?
Atëherë nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të eksperimentoni me ngjyrat më të çuditshme në qarkullim: provoni me radhë, nga kobalti tek jeshilja. Thonjtë e lyer janë simbol i një personaliteti solar dhe do të bëjnë që të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes. Mirë do ishte të ngjyrosnit çdo thua me nga një ngjyrë të ndryshme. Kështu do të bënit më shumë “efekt” tek njerëzit.
Jeni me shpirt artisteje dhe pak të çmendur?
E doni artin në të gjitha format e tij dhe dëshironi t’i shndërroni thonjtë tuaj në një vepër për t’u adhuruar?
Nëse nuk doni të kufizoheni tek ngjyrat klasike, përdorni ato me kombinime që ju bëjnë të ndiheni të çmendur./G.Shqip