sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
8 të artat e Felps në "Pekin 2008"Data Gara Medalja Arritja Koha10 gusht 400 miks Ari Rek.bote 4'03"8411 gusht 4x100 stil lirë Ari Rek.bote 3'08"2412 gusht 200 stil lirë Ari Rek.bote 1'42"9613 gusht 200 flutur Ari Rek.bote 1'52"0313 gusht 4x200 stil lirë Ari Rek.bote 6'58"5615 gusht 200 miks Ari Rek.bote 1'54"2316 gusht 100 flutur Ari 50"5817 gusht 4x100 miks Ari Rek.bote 3'29"34Majkëll Felps tanimë është një legjendë në sport. Notari amerikan ia doli mbanë të thyejë rekordin e patriotit të tij Mark Spitz, duke fituar 8 medalje të arta në një Olimpiadë. Plot 36 vjet ka zgjatur rekordi i Spitz,i cili në vitin 1972, në Olimpiadën e Berlinit, fitoi 7 të arta. Dje, Felps fitoi të artën në stafetën 4x100 metra miks, ku Amerika zuri vendin e parë, duke vendosur rekordin e ri botëror me kohën 3 minuta, 29 sekonda dhe 34 të qindtat. Medalja e argjendit u fitua nga Australia dhe ajo e bronzit nga Japonia.Notari amerikan ka festuar gjatë dje për fitoren e medaljes së tetë, së bashku me shokët e tij të aventurës, ndonëse deri dje është përpjekur që të jetë i qetë. Por pas arritjes së objektivit shpërthimi i Felps ishte legjitim. Para se të ngjitej për të tetën herë në shkallën më të lartë të podit, Majkëll shpërtheu në lot. I emocionuar, 23-vjeçari amerikan bëri edhe "betejën" e fundit, duke luftuar me emocionet e tij dhe në fund fitoi sërish duke qeshur.Më pas nisi xhiroja e nderit, ku nuk harroi të përqafonte 2 motrat dhe nënën e tij, duke mbajtur në krah flamurin amerikan. "Nuk di se çfarë të them, jam shumë i emocionuar. Këta djem, - tha Felps, duke treguar shokët e tij, - treguan se janë të shkëlqyer. Ishim një skuadër e fortë, që punoi si një e vetme, e bashkuar dhe në fund arritëm të triumfojmë. Jam krenar që bëj pjesë në këtë katërshe. Gjithnjë kam ëndërruar qëtë bëja diçka që askush më parë nuk e kishtë bërë. Dhe ia dola mbanë. Por pa ndihmën e shokëve të mi nuk do t'ia arrija kurrë qëllimit. Asgjë nuk është e pamundur, nëse gjërat përballohen me fantazi", - u shpreh amerikani, që e mbylli deklaratën e tij me disa fjalë të thjeshta, prej një fëmije. - Dua të përqafoj mamanë time."ShekulliMichael Phelps
Last edited by a moderator: