Lumturia e mizave

Screenshot_20210705-220203_Photos.jpg
Në Greqinë e vjetër ekzistonte një shkollë e të menduarit e cila njihej si shkolla Cinike. Përfaqësuesit më të njohur të saj ishin Antisteni dhe Diogjeni nga Sinopa. Kjo shkollë promovonte jetën të kthyer nga natyra dhe pa nevoja materiale. Cinikët apo siç njihen ndryshe përfaqësuesit e kësaj shkolle, nuk kanë lënë shkrime dhe për ta më shumë dimë nga ato që kanë shkruar të tjerët. Ekzistojnë një numër i konsiderueshëm letrash që cinikët mendohet se i kanë lënë. Letrat në fjalë mendohet se i ka shkruar Diogjeni por një fakt i tillë nuk është vërtetuar. Sidoqoftë këto letra sot merren si trashëgimi e cinikëve dhe përmes tyre dhe shkrimeve tjera studiohet filozofia cinike.

Më poshtë jepet një nga letrat e Diogjenit:



Do të ishte më mirë të mos martohemi apo rrisim fëmijë. Raca jonë është e dobët; martesa dhe fëmijët vetëm sa e rëndojnë edhe më shumë njerëzimin me përkujdesje të panevojshme. Njerëzit që zgjedhin të martohen dhe të rrisin fëmijë me qëllimin që më vonë të përfitojnë ndihmë, pendohen sapo ta kuptojnë se në fakt ato sjellin më shumë telashe, telashe të cilat do të mund të evitoheshin me kohë. Njeriu që është indiferent ndaj kërkesave materiale refuzon të martohet apo të bëj fëmijë sepse ai e di se ka mjaftueshëm sa për të patur një jetë të qetë.
‘Por jetës do ti mungonin njerëzit. Kush mendon se do ta zërë vendin tonë?’
Do dëshiroja që të gjithë të ktheheshim nga filozofia dhe bota të pastrohej nga budallallëku. Megjithatë kështu siç po vazhdon mund të ndodh që vetëm njerëzit e llojit tonë të vdesin, kurse pjesa tjetër e botës, ata të pandryshueshimit do vazhdojnë të shumohen.
Por nëse raca njerëzore do shuhej, a nuk do të ishte më e dhimbshme se zhdukja e grerëzave apo mizave?
Kjo brejtje e ndërgjegjes vetëm sa e vërteton pafuqinë e njeriut për ti parë gjërat ashtu siç janë.

Virtualsophists
 
Nganjehere filozofia kap nje kapacitet mendimi pak te cmendur,por pas cdo cmendurie ka nje fare vertetsie.
 
@Hope ja paske rritur ca si shumë nr e karameleve shalthatit ☻☻ paska filluar të flas me mizat ☻☻
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top