Зngjεll
___________
Mbledhja e drejtuesve të LSI-së nuk përcakton drejtimin e ardhshëm të katër mandateve. Negociatat mes dy kampeve në rrugë jozyrtare, vendimi pas daljes së rezultateve. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka vendosur ende se me cilin kamp do të bashkoj votat për të krijuar qeverinë. Mbledhja e djeshme e kryesisë së kësaj partie është ndalur vetëm në rezultatin e zgjedhjeve dhe analizën e gjithë procesit zgjedhor. Të paktën zyrtarisht vendimi që do të përcaktojë dhe fatin e kësaj force politike është lënë për t’u përcaktuar pas daljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Megjithatë, burime nga kjo forcë nuk e fshehin faktin se ofertat nuk kanë munguar nga të dy kampet politike. Nga njëra anë është Partia Socialiste, e cila me 66 mandate që ka aktualisht shpreson të bllokojnë ngritjen e qeverisë se bashku me 4 mandatet e LSI-së. Përveç një solidariteti brenda së majtës, Partia Socialiste ka bërë dhe oferta konkrete në drejtim të kryetarit të kësaj partie për poste ministrash, me synimin e vetëm për të përmbysur rezultatin dhe për të ndërruar drejtimin e pushtetit. Por, ndarja e qartë mes dy forcave para zgjedhjeve dhe refuzimi i përsëritur i PS-së për të bërë koalicion me LSI i kanë dhënë kësaj të fundit kartën morale për të refuzuar parimisht. Përveç parimeve zhvillimi i zgjedhjeve dhe përplasjet mes forcave, akuzat për vjedhje të votave dhe manipulime në dëm të LSI-së i japin partisë së Ilir Metës argumentin tjetër për të mos iu përgjigjur pozitivisht ftesës së PS-së. Por, edhe sikur bashkimi i dy koalicioneve të quhet i përfunduar, përsëri bëhet fjalë për nisjen e një tjetër beteje elektorale, pasi të dy kampet arrijnë në barazim mandatesh, duke mos e lënë qeverinë në dorën e askujt. Nga ana tjetër në të gjitha komunikimet e kryesocialistit Edi Rama nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për LSI-në, duke i lënë të gjitha negociatat në nivele jozyrtare. Nga ana tjetër, ofertat nuk kanë munguar edhe nga Partia Demokratike. Deklarata e Kryeministrit Berisha për koalicion më parti dhe jo me individ, natyrshëm konfirmon negociata me koalicionin e LSI-së. Por, nëse do të këtë një koalicion mes dy forcave, duket se negociatat nuk do të përqendrohen vetëm në çështje që kanë të bëjnë me ndarje postesh, por edhe çështje të parimeve politike. Gjë që, duke parë historinë e marrëdhënieve mes Metës dhe Berishës, duket disi e largët.
LSI akuzon Ramën si përgjegjësin kryesor. Organizimi i gjithë strukturave të PS-së për të ulur peshën elektorale të LSI-së, sipas LSI-së është bërë nga kryetari Edi Rama. Në komunikimin e djeshëm pas mbledhjes së kryesisë, drejtuesit e saj u shprehën se kryetari i PS-së nuk mund të flas më për katër mandatet që ka LSI. Sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili, në emër të kryesisë kërkoi dje përgjegjësi dhe reflektim nga ana e PS-së për, gjithë procesin zgjedhor ku u dëmtua LSI-ja. Duke e cilësuar si një krim gjithë procedurën e aplikuar gjatë zgjedhjeve. “Rama s’ka asnjë të drejtë as politike, as publike, as morale që të flas në emër të mandateve të LSI-së. Përkundrejt apeleve të shumta për bashkëpunim dhe për mbrojtjen e votës së shqiptarëve, Rama ka konsumuar veprën e dirigjimit të një informacioni me elemente policorë dhe financiarë më qëllim asgjësimin e LSI-së”, tha ai./G.Libertas/