fcbesia
Anëtar i Respektuar
Nr. 8389, datë 5.8.1998
LIGJI PER SHTETESINE SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.04.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
Kuvendi Popullor i RepublikEs së Shqipërisë,
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Neni 1
Shtetësia shqiptare është një lidhje e qëndrueshme juridike, që shprehet në të drejtat dhe detyrat e në ërsjellta të personit fizik dhe të shtetit shqiptar. Shtetësia shqiptare fitohet, rifitohet, humbet apo lihet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, i cili respekton normat e parimet e njohura të së drejtës ndërkombëtare në fushën e shtetësisë të pranuara nga Republika e Shqipërisë.
Neni 2
Eshtë shtetas shqiptar:
a) اdo person, i cili ka pasur shtetësinë shqiptare deri në hyrjen në fuqi të kët ij ligji;
b) اdo person, që fiton shtetësinë shqiptare në bazë të këtij ligji.
Neni 3
Shtetasi shqiptar mundet të jetë edhe shtetas i një shteti tjetër.
Neni 4
Askujt nuk mund t'i hiqet arbitrarisht shtetësia shqiptare. اdo shtetas shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare me kusht që të ketë një shtetësi tjetër, të ketë fituar një shtetësi tjetër apo t'i jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit të huaj dhënia e një shtetësie tjetër.
Neni 5
Fitimi dhe rifitimi i shtetësisë shqiptare, si dhe heqja dorë prej saj, nga të miturit bëhet me miratimin e prindërve. Cdo ndryshim në shtetësinë e të miturve, të moshës 14-18 vjeç, bëhet duke marrë edhe pëlqimin e fëmijës.
KREU II
FITIMI I SHTETESISE SHQIPTARE
Neni 6
FITIMI I SHTETESISE SHQIPTARE
Neni 6
Shtetësia shqiptare fitohet me:
a) lindje;
b) natyralizim;
c) birësim.
Neni 7
Fitimi i shtetësisë me lindje
Një fëmijë fiton shtetësinë shqiptare me lindje në rastet kur:
1. të dy prindërit, në kohen e lindjes se fënlijës, janë shtetas shqiptar;
2. njëri prej prindërve, në kohën e lindjes së fëmijës, është shtetas shqiptar dhe fëmija lind në terrirorin e Republikës së Shqipërisë. Përjashtohen rastet kur prinderit, bashkërisht, vendosin që fëmija të fitojë shtetësinë e prindit tjetër;
3. ka lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe njëri prej prindërve është shtetas shqiptar, ndërsa prindi tjetër është me shtetësi të panjohur ose pa shtetësi;
4. ka lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe njëri prej prindërve është shtetas shqiptar, ndërsa prindi tjetër ka një shtetësi tjetër, por të dy prindërit bien dakord që fëmija të marrë shtetësinë shqiptare.
Neni 8
1. Një fëmijë i lindur ose i gjetur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë merr shtetësinë shqiptare në rast se ai është lindur nga prindër të panjohur, dhe si pasojë fëmija do të mbetej pa shtetësi. Në rast se prindërit e fëmijës bëhen të njohur përpara se fëmija të ketë arritur moshën 14 vjeç, dhe ata janë me shtetësi të huaj, shtetësia shqiptare mund të hiqet më kërkesë të prindërve të njohur ligjërisht, me kusht që fëmija të mos mbetet pa shtetësi si pasojë e këtij veprimi.
2. Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipëris, nga prinder me shtetësi tjetër, të cilët janë rezidentë të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësinë shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.
Neni 9
Marrja e shtetësisë me natyralizim
Një i huaj që ka paraqitur kërkesë për marrjen e shtetësisë shqiptare me natyralizim e fiton atë në rast se plotëson kushtet e mëposhtme:
1. Të ketë mbushur moshën 18 vjec.
2. Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet.
3. Të ketë banesë dhe të disponojë të ardhura të mjaftueshme.
4. Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Për jashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike.
5. Të ketë njohuri, të paktën fillestare, të gjuhës shqipe;
6. Pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë ;
7. Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t'i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar.
Në rast se personi është pa shtetësi, kushtet e pikës 1, 3, 4 dhe 5 të këti neni nuk merren parasysh. Në rast se i huaji vërteton se është me origjinë shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, koha e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, e përmendur në pikën 2 të këtij neni, duhet të jetë të paktën 3 vjet. Të gjitha kushtet e tjera për fitimin e shtetësisë shqiptare të treguara në këtë nen, mbeten të paprekura.
Neni 10
I huaji që është i inartuar me një shtetas shqiptar prej jo më pak se 3 vjetësh, në rast se deshiron, mund të fitoje shtetësinë shqiptare me natyralizim edhe në qofte se nuk ploteson kushtet e neni 9, pikat 2 dhe 5, në këtë rast i huaji duhet të kete banuar, në menyre të vazhdueshme dhe të ligjshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën një vit.
Neni 11
Në rast se të dy prindërit fitojnë shtetësinë shqiptare me natyralizim, fëmija i tyre, nën moshën l8vjeç, kur jeton me prindërit, bëhet gjithashtu shtetas shqiptar me kërkesën e prindërve dhe me pëlqimin e fëmijës, në qoftë se ky është në moshën 14-18 vjeç.
Në rast se njëri prej prindërve fiton shtetësinë shqiptare, fëmija i tij nën 18 vjeç bëhet shtetas shqiptar, në se kjo kërkohet nga të dy prindërit, ose nga njëri prej prindërve kur prindi tjetër është pa shtetësi dhe fëmija ka vendbanimin në Republikën e Shqipërisë .
Neni 12
Fitimi i shtetësisë me birësim
Në rast se dy prindërit me shtetësi shqiptare birësojnë një të mitur të një shtetësie tjetër apo pa shtetësi, fëmija fiton shtetësinë shqiptare.
I mituri i birësuar e fiton shtetësinë shqiptare edhe kur njëri prej prindërve është shqiptar dhe të dy prindërit, në çastin e birësimit, banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë , si dhe në çdo do rast tjetër kur fëmija rrezikon të mbetet pa shtetësi, si rezultat i birësimit.
Neni 13
Revokimi i vendimit për dhënien e shtetësisë
Vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare mund të revokohet në se vërtetohet se i huaji ose personi pa shtetësi, me vetëdije, kërkesën për marrjen e shtetësisë shqiptare e ka bazuar në të dhëna të pasakta ose në dokumente të falsiflkuara.
Vendimi për marrjen e shtetësisë shqiptare, i dhënë në kushtet e paragrafit të mësipërm, revokohet edhe për fëmijët në ne moshën 18 vjeë, të cilët e kanë fituar shtetësinë së bashku me prindërit e tyre, duke pasur gjithnjë parasysh interesin e fëmijës, si dhe faktin që fëmija të mos mbetet pa shtetësi.
Neni 14
Personi, i cili ka hequr dorë nga shtetësia shqlptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër, e rifiton shtetësinë shqiptare në qoftë se nuk fiton shtetësinë e premtuar brenda një kohe të arsyeshme.
Edhe në këtë rast bëhet një kërkesë dhe paraqiten dokumentet e nevojshme.