fcbesia
Anëtar i Respektuar
LIGJI PثR ARBITRAZHIN
Kuvendi i Kosovës,
Në mbështetje të Kreut 5.1 (ç) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 datë 15 maj 2001), dhe Me qëllim të rregullimit të lëndës së arbitrazhit dhe të ekzekutimit të vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës në pajtim me standardet bashkëkohore Evropiane dhe ndërkombëtare,Kuvendi i Kosovës,
Miraton:
LIGJIN PثR ARBITRAZHIN
Kreu I
DISPOZITAT E PثRGJITHSHME
Neni 1
Fushëveprimi
Me këtë ligj përcaktohen rregullat që zbatohen për marrëveshjet e arbitrazhit, procedurat e arbitrazhit si dhe njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës.Kreu I
DISPOZITAT E PثRGJITHSHME
Neni 1
Fushëveprimi
Neni 2
Përkufizimet
“Marrëveshja e Arbitrazhit” nënkupton marrëveshjen e arritur ndërmjet dy ose më shumë personave, që disa ose të gjitha kontestet juridike, të cilat kanë lindur ose që mund të lindin ndërmjet tyre, do t’i nënshtrohen arbitrazhit.
“Vendim” përfshin të gjitha urdhrat e nxjerra nga tribunali i arbitrazhit, qofshin ato të përkohshme, të pjesshme, procedurale, meritore ose përfundimtare, lidhur me të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe shpenzimet.
“Konsumator” do të thotë çdo person fizik i cili lidhë kontratë për qëllime që nuk kanë të bëjnë me tregti, afarizmin ose profesionin e tij.
“Person” përfshin të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Në kuadër të personave juridikё bëjnë pjesë personat juridikё të së drejtës private si dhe personat juridikё të së drejtës publike.
“Gjykatë” në këtë ligj i referohet gjykatës së caktuar në marrëveshjen e arbitrazhit ose,në mungesë të një përcaktimi të tillë, Gjykatës Ekonomike.
“Tribunal” nënkupton tribunalin e arbitrazhit.
Neni 3
Kompetencat e gjykatës
Asnjë gjykatë në Kosovë nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procedurën e arbitrazhit, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj.
Neni 4
Njoftimi dhe llogaritja e afateve kohore
4.1. Të gjitha njoftimet, kumtesat ose parashtresat konsiderohen se janë pranuar nëse ato i janë dorëzuar personalisht personit të adresuar, ose nëse i dërgohen personit të adresuar përmes postës së regjistruar në vendbanimin e tij, në vendin ku ai e ushtron afarizmin ose në adresën e tij postare. Nëse asnjëra nga lokacionet e lartpërmendura nuk mund të gjinden, njoftimi konsiderohet së është pranuar nëse ai i dërgohet personit të adresuar në
vendbanimin ose vendin e ushtrimit të afarizmit të fundit të njohur. Njoftimi konsiderohet se është pranuar në ditën kur është bërë dorëzimi i tij. Dispozitat e këtij paragrafi nuk zbatohen lidhur me njoftimet dhe parashtresat e dorëzuara gjatë procedurave gjyqësore.
4.2. Të gjitha afatet kohore të parapara në këtë ligj fillojnë të ecin një ditë pas pranimit të njoftimit. Nëse dita e fundit e këtij afati kohor është festë zyrtare ose nuk është ditë pune në vendbanimin ose vendin e afarizmit të personit të adresuar, atëherë afati kohor përfundon në ditën e parë vijuese të punës. Festat zyrtare ose ditët që nuk janë ditë pune duhet të përfshihen në llogaritjen e afatit kohor.
Kreu II
MARRثVESHJA E ARBITRAZHIT
Neni 5
Arbitrabiliteti
5.1. Një mosmarrëveshje mund të zgjidhet përmes arbitrazhit vetëm nëse ekziston një marrëveshje e palëve, me anë të së cilës ato pranojnë që mosmarrëveshja të zgjidhet përmes arbitrazhit.
5.2. Të gjitha mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me kërkesa civile-juridike dhe
ekonomike-juridike mund t’i nënshtrohen arbitrazhit, përveç nëse është e ndaluar me ligj.
Neni 6
Marrëveshja e arbitrazhit
6.1. Marrëveshja e arbitrazhit lidhet në formë të shkruar.
6.2. Kushti i mësipërm konsiderohet se është përmbushur edhe nëse lidhja e marrëveshjes së arbitrazhit dokumentohet në formë të këmbimit të letrave, telefaksit, telegramit ose mënyrave të tjera të telekomunikimit ose komunikimit elektronik, në formë të konosmanit, nëse konosmani përmban shprehimisht një klauzolë të arbitrazhit, ose në rast të paraqitjes së padisë dhe të përgjigjes në padi, në kuadër të së cilës njëra palë pretendon se ekziston një marrëveshje arbitrazhi dhe pala tjetër nuk e konteston këtë.
6.3. Nëse një konsumator është palë në marrëveshjen e arbitrazhit, Marrëveshja e arbitrazhit konsiderohet të jetë lidhur në formën e shkruar vetëm nëse të gjitha palët në marrëveshjen e arbitrazhit e nënshkruajnë personalisht dokumentin që përmban klauzolën e arbitrazhit. Nënshkrimi i cekur në këtë paragraf mund të zëvendësohet me nënshkrimin elektronik në përputhje me legjislacionin përkatës për nënshkrimet elektronike.
6.4. Mospërmbushja e kushteve të përcaktuara nё paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni nuk merret parasysh nga tribunali i arbitrazhit, nëse palët e kanë inicuar procedurën e arbitrazhit.
Neni 7
Paditë para Gjykatave
Gjykata, para së cilës është ngritur një padi lidhur me një çështje, e cila i nënshtrohet arbitrazhit, e hedh poshtë padinë, nëse i padituri në përgjigjen e tij ndaj padisë thirret në marrëveshjen e arbitrazhit, përveç nëse gjykata konstaton se marrëveshja e arbitrazhit është e pavlefshme ose që çështja kontestuese nuk mbulohet nga marrëveshja e arbitrazhit.
Neni 8
Masat e përkohshme të gjykatës
Pa marrë parasysh marrëveshjen e arbitrazhit ose fillimin e procedurës së arbitrazhit,gjykata kompetente mund të merr masa të përkohshme, nëse kjo kërkohet nga njëra palë e cila paraqet prova të besueshme se asaj mund t’i shkaktohet dëm ose humbje e menjëhershme ose e pariparueshme nëse nuk merret masa e përkohshme.
Kreu III
PثRBثRJA E TRIBUNALIT Tث ARBITRAZHIT
Neni 9
Numri dhe emërimi i arbitërve
9.1. Tribunali i arbitrazhit përbëhet nga një arbitër i vetëm ose nga një trup arbitrash, me kusht që numri i arbitrave të këtij trupi të jetë një numër tek.
9.2. Palët mund të merren vesh për procedurën e emërimit të arbitrit ose të arbitrave.
9.3. Nëse palët nuk merren vesh për numrin e arbitrave ose për procedurën e emërimit të tyre brenda 15 ditëve pasi që i padituri të ketë pranuar njoftimin për arbitrazh, tribunali i arbitrazhit do të përbëhet nga një trup prej 3 arbitërve të cilët emërohen sipas paragrafit 4 të këtij neni.