Titulli: Liga e Kampionëve 2015/16
Gjendja në Grupet A, B, C dhe D
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së dytë në Grupet A, B, C dhe D, të Ligës së Kampionëve. Më poshtë jua sjellim gjendjet aktuale të skuadrave në renditje.
Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini vazhdojnë të jenë të paprekshëm në Grupin A. Los Blancos fituan me rezultat 0-2 kundër Malmos, derisa kampioni francez mposhti 0-3 Shakhtar Donetskun. Në këtë mënyrë, të dy klubet favorite të këtij grupi, kanë nga gjashtë pikë dhe do të luftojnë deri në fund për kreun e tabelës.
Të gjitha skuadrat në Grupin B kanë nga tri pikë. Në xhiron e dytë, CSKA Moska mposhti PSV Eindhovenin me rezultat 3-2, kurse Manchester Unitedi përmbysi Wolfsburgun me rezultat 2-1.
Benfica është në krye të Grupit C me gjashtë pikë, pas fitores si mysafir i Atletico Madridit (1-2). Klubi spanjoll ka tri pikë, kurse Astana dhe Galatasaray kanë nga një, pas barazimit të mëhershëm (2-2).
Juventusi është lider i vetëm në Grupin D me dy fitore (gjashtë pikë) pas triumfit ndaj Sevillas (2-0). Klubi spanjoll së bashku me Manchester Cityn (që mposhti Borussia Moenchengladbachun) kanë nga tri pikë. Klubi i Granit Xhakës nuk ka asnjë pikë pas dy xhirove të para. /Telegrafi/