![mw-630-crazy-sound-gun-omg.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fwp-content%2Fuploads%2F2012%2F03%2Fmw-630-crazy-sound-gun-omg.jpg&hash=fc94a4b9609e0f5790dae16c8517acd7)
Shkencëtarët japonezë kanë shpikur një pajisje me laser, që si me magji të bën t’ia qepësh gojën kujtdo që nuk ke dëshirë ta dëgjosh e të shijosh qetësinë, për sa kohë e ke pajisjen drejtuar mbi ta. Laseri ka aftësinë të godasë trurin me disa valë që heqin përkohësisht aftësinë e të folurit. Ai funksionon deri në 30 metra distancë dhe nuk dëmton asnjë funksion të trurit, përveç nxjerrjen e zërit. Valët zanore, nën efektin e laserit kthehen pas në më pak se dy të dhjetat e sekondës. Laseri e jep efektin vetëm kur është i ndezur dhe i drejtuar nga dikush. Ai nuk shkakton dhimbje, por megjithatë mund të ndikojë negativisht nga ana psikologjike, duke shkaktuar pakënaqësi te personat që mbeten përkohësisht memecë. Kreu i këtij studimi tha se këto pajisje mund të përdoren në të ardhmen në biblioteka dhe ambiente të tjera të ngjashme.
/Panorama/