sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
TIRANث- Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaroi sot se procesi i numërimit të votave, kryesisht në Fier është jashtë standarteve të vendeve europiane. KSHH thekson se situata e krijuar është e papajtueshme, ndërsa bën thirrje për respektimin e vullnetit të popullit. "Kjo situatë është e papajtueshme me të drejtën për të votuar dhe respektimin e vullnetit të popullit, përmbushja e të cilëve përbën standardet themelore për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri", shkruhet në deklaratën për shtyp.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kërkon subjekteve politike dhe organeve zgjedhore të respektojnë ligjin me përgjegjshmëri të plotë. "Veçanërisht, një rol i rëndësishëm i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili duhet të realizojë të gjitha detyrat e tij për administrimin e këtij procesi deri në fund, me objektivitet dhe besueshmëri. KSHH bën thirrje për përmbylljen e gjithë procesit me shpejtësinë, korrektësinë, dhe dinnjitetin që votuesi shqiptar meriton.
Shekulli