Krishti i ndeshkuar pa te drejte
Parathenie
Ne kete studim, Zotin Jezus Krisht e shohim duke qendruar si kriminel perpara drejtuesve fetare te Jeruzalemit. Keta burra, te ashtu-quajtur “fetare”, ishin gati per ta denuar me vdekje te vetmin Mesia te tyre. Ai, qe qendronte perpara tyre, ne te cilin “jane fshehur te gjitha thesaret e diturise dhe te njohjes” (Kolosianeve 2:3), do t’i gjykonte vete nje dite keta burra te lige.
Zjarri
“Atehere ata e cuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhen te gjithe kreret e prifterinjve, pleqte dhe skribet. Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda ne pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashke me rojat dhe ngrohej afer zjarrit” (Marku 14:53-54).
Nderkohe qe Zoti po gjykohej prej njerezve pa ndenja, Pjetri po ngrohej rehat prane zjarrit. Pak ore me pare, ai e kishte braktisur Jezusin. Pa dyshim qe ai duhej te ndihej i pikelluar per ate qe kishte bere. Por, jo, ai tani ishte ne mes te vete atyre njerezve, prej te cileve ishte larguar me vrap pak ore me pare. Ishte gati te binte “nga shiu, ne bresher”! Pjetri gjithmone kishte qene i vrullshem e krenar, ndaj edhe nuk habitemi tek e shohim ate gati per t’u ballafaquar me sprova te tjera te besimit. Pa e ditur as ai vete, Pjetri po i hapte rrugen kryerjes se mekatit te tij me te madh – mohimit te Mjeshtrit te vet.
Ata, qe largohen prej Zotit, shpejt perplasen koke e kembe me probleme nga me te ndryshmet, qe iua shkaterrojne edhe ate pak besim qe iu ka mbetur. Ashtu si Pjetri, edhe ata duket sikur e kane hedhur poshte menyren e te arsyetuarit dhe maturine. Si nje top bore, qe rrotullohet me vrull nga maja e malit, ashtu edhe njerez te tille marrin me vete sasi te medha mekati e gjykimi. Kur besimtari largohet prej rruges se shenjterise, atehere ai eshte ne gjendje te kryeje madje edhe mekatin me te rende. Na duhet, pra, qe te mos i afrohemi fare pragut te se liges, ose, ashtu sic thote edhe Pali: “Hiqni dore nga cdo dukje e lige” (1 Thesalonikasve 5:22). Nese gjejme rehat prane zjarrit te botes, atehere vete e kemi fajin, kur te digjemi. Le te mos i harrojme fjalet, qe na mesoi Jezusi ne lutje: “Dhe mos lejo te biem ne tundim, por na cliro nga i ligu” (Mateu 6:13).
Genjeshtra
“Dhe kreret e prifterinjve dhe gjithe sinedrit kerkonin deshmi kunder Jezusit per ta vrare, por nuk po gjenin. Shume veta ne fakt jepnin deshmi te rreme kunder tij; por deshmite e tyre nuk perkonin. Atehere disa u ngriten dhe deshmuan rrejshem kunder tij duke thene: “Ne e kemi degjuar se ka thene: "Une do ta shkaterroj kete tempull te bere me duar, dhe brenda tri ditesh do te ndertoj nje tjeter qe nuk eshte bere me duar"”. Por as mbi kete deshmia e tyre nuk perkonte. Atehere kryeprifti u ngrit ne mes te kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thene: “Nuk pergjigjesh fare? Cfare po deshmojne keta kunder teje?”. Por ai heshti dhe nuk u pergjegj fare” (Marku 14:55-61a).
Drejtuesit fetare nuk mund ta denonin dot Jezusin, duke perdorur te verteten, por, perkundrazi, iu desh qe te perdornin genjeshtra dhe mashtrime, per te arritur ne konkluzionet, qe i kishin paracaktuar me pare. “E cuan me pare te Ana, sepse ishte vjehrri i Kajafes, qe ishte kryeprifti i atij viti. Kajafa ishte ai qe i kishte keshilluar Judenjte se ishte e leverdishme qe nje njeri te vdiste per popullin” (Gjoni 18:13-14)… “Burra te Izraelit, degjoni keto fjale: Jezusi Nazareas, njeriu i deftuar nga Perendia nder ju me vepra te fuqishme, me mrekulli dhe shenja qe Perendia beri nder ju me ane te ti tij, sic edhe vet e dini, ai, pra, sipas keshillit te caktuar dhe te paranjohur te Perendise, ju dorezua juve dhe ju e zute dhe, me duart e te padrejteve, e gozhduat ne kryq dhe e vrate” (Veprat e Apostujve 2:22-23). Keta drejtues fetare iu dhane madje njerezve edhe bakshish, me qellim qe ata te thurnin histori te rreme rreth Jezusit dhe t’ia shtremberonin Atij fjalet, qe kishte thene. “Fjalet e shpifesit jane si nje gjelle shume e shijshme qe zbret thelle ne zorre” (Fjalet e Urta 18:8). Edhe Davidi e kishte perjetuar vete te ligen e shkaktuar prej genjeshtareve: “O Zot, me cliro nga buzet genjeshtare dhe nga gjuha mashtruese” (Psalmi 120:2). Edhe pse ky ishte nje gjyq i sajuar, prapeseprape, deshmitaret e rreme ishin fajtore, ngaqe po ia nderronin kursin drejtesise. E megjithate, e gjitha kjo ishte pjese e kupes, qe Shpetimtarit iu desh ta pinte per hirin tone. Ishte pjese e cmimit, qe duhej te paguante Ai per shpengimin tone.
Si pasues te Krishtit qe jemi, edhe ne do te tallemi prej botes. “Sherbetori nuk eshte me i madh se i zoti". Nese me kane perndjekur mua, do t’ju perndjekin edhe ju; nese kane zbatuar fjalen time, do te zbatojne edhe tuajen” (Gjoni 15:20). Mund te ndihemi te deshperuar, kur te tjeret perhapin genjeshtra rreth nesh, por, nuk duhet te dekurajohemi e ta humbim besimin: “Lum ju kur do t’ju shajne dhe do t’ju perndjekin dhe, duke genjyer, do te thone te gjitha te zezat kunder jush, per shkakun tim. Gezohuni dhe ngazellohuni, sepse shperblimi juaj eshte i madh ne qiej, sepse keshtu i kane perndjekur profetet qe qene para jush” (Mateu 5:11-12). Me bindje te plote mund ta themi se, kur bota na lavderon e na e ben qejfin, atehere dicka nuk eshte ne rregull me ne: “Mjere ju, kur te gjithe njerezit do te flasin mire per ju, sepse ne te njejten menyre vepruan eterit e tyre me profetet e rreme” (Luka 6:26).
Parashikimi
“Perseri kryeprifti e pyeti dhe i tha: “A je ti Krishti, Biri i te Bekuarit?”. Dhe Jezusi tha: “Une jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut te ulur ne te djathten e Pushtetit dhe duke ardhur me rete e qiellit”. Atehere kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: “C’nevoje kemi me per deshmitare? Ju e degjuat blasfemine, c’ju duket?”. Dhe te gjithe gjykuan se meritonte vdekjen. Atehere disa filluan ta peshtyjne, t’ia zene fytyren, ta qellojne me shuplaka dhe t’i thone: “Profetizo!”. Dhe rojat e godisnin” (Marku 14:61b-65).
E veme re se Jezusi nuk iu pergjigj genjeshtrave te tyre, por iu dha nje pergjigje te theksuar, kur e pyeten rreth te qenit Perendi dhe pozites qe kishte Ai ne Hyjnine. Shprehja “Une jam” ben fjale rreth Jezusit si Zot dhe Krijues te gjithckaje. Ashtu si Izraelitet, qe nuk besonin ne kohen e Moisiut, edhe keta drejtues fetare e degjuan emrin e Atij, qe po iu qendronte perpara: “UNe JAM AI Qe JAM". Pastaj tha: "Do t’u thuash keshtu bijve te Izraelit: "UNe JAM-i me ka derguar tek ju” (Eksodi 3:14). Qe nga ai moment, asnje Izraelit nuk mund te justifikohej, duke thene se Jezusi nuk iu tregoi se kush ishte. Per me teper, Jezusi iu tha se, edhe pse po e denonin Mesian e tyre me vdekje, puna nuk do te mbaronte me kaq. Nje dite, Ai do te kthehej, jo me si Mesi, por si Mbret i Mbreterve dhe Zot i Zoterve (shiko Zbulesa 19:16). Tani, ata mund ta gjykonin Ate pa te drejte, por nje dite, Ai do t’i gjykonte ata per ate qe kishin bere.
Cili burre a grua ka te drejte te sugjeroje se Krishti nuk do te kthehet perseri? Nese ky fakt nuk do te ishte i vertete, atehere Jezusi nuk kishte pse t’i thoshte ato fjale qe tha, sidomos tek po ballafaqohej me torturen mizore te armiqve te Tij. Duhet ta jetojme jeten, duke e ditur se Ai mund te kthehet ne cdo moment te dites. Besojme ne nje Krisht, qe vdiq per mekatet tona, u varros, por u ringjall te treten dite, u ngrit ne Qiell, por do te kthehet perseri per te gjykuar te gjithe njerezimin: “Po te perbej, pra, perpara Perendise dhe Zotit Jezu Krisht, qe ka per te gjykuar te gjalle e te vdekur, ne dukjen e tij dhe ne mbreterine e tij” (2 Timoteut 4:1).
Perfundim
Mund te habitemi me padrejtesine e madhe te drejtuar ndaj Zotit prej atyre, qe duhej te ishin shtyllat e moralitetit te kombit. Por te mos e harrojme se duhej te ndodhte keshtu, qe te shpetoheshim: “Biri i njeriut do te bjere ne duart e mekatareve” (Mateu 26:45). Ai nuk pagoi vetem nje pjese te cmimit, por te gjithe cmimin, ne menyre qe te na shpengonte prej mekatit dhe vdekjes.