Flamuri me i bukur ne bote
-Flamuri qe puthen dje
-Flamuri qe puthim sot;- plus si gjithnje "tema e lire" per dergimet tuaja.
-flamurin qe edukojme te e duan edhe neser.
kete muaj kemi kater krijime :
2- Në gëzim dhe trishtim…………
…..i premtuan ata njeri – tjetrit ne ate fillim vjeshte , me duart shtrenguar ,me shikimin ne sy , u perbetuan per te vetmen here. E dita I gjente bashke , e nata me emblesine e saj I mekonte e i perfshinte ne nje perqafim qe kurre s’do mbaronte. Besonin ne vargjet e Kadares ku dinosauret u zhduken qe ne kete bote te vinin ata, ata te dy , dhe gjithcka rreth tyre te ishte grimca me e vogel e gjithesise. Besuan fort se nuk do kish dimer per te zbehur shpirtrat shumengjyresh te tyre, as termet per te shkundur rrenjet e atij trendafili qe me aq kujdes e ujisnin cdo dite, e as shi qe te pluheroste shikimet e tyre perhumbur tek
njeri – tjetri. Ata I kishin vene emer edhe pritjes, edhe largesise, edhe pranise. Ne dhomen e tyre amora e trupave te zhveshur teksa I faleshin deshirave te tyre ndjehej deri ne thellesi te mukozave. Por diku atje pertej atij xhami te lagur nga shiu I nje vjeshte ……ata I thane njeri tjetrit ,duke shtrenguar serisht duart ne shenje mirenjohje…Lamtumire ! Harruan cdo premtim , harruan emrat dhe e vetmja qe mbeti ishte Lamtumire!
3- Nentori i kuq.
Ikjet e avashta te vjeshtes po ciceronin si zogjte shtegtar qe largohen neper vende te ngrohta. Nentori i dyte, nentori i pare apo nentori i kuq...ishte ky qe po perqafonte denjesisht ne rrethin e tij te kuq. Perqark valevitej flamuri krenar, rreth tij brohorima nxenesish dhe mesuesti me krenari ne shikim...hap te rregullt dhe te drejte shkonin drejt sheshit te qytetit. Ishin dite festive, dite qe festohet liria e nje kombi..aty ku flitet me krenari per historine, heronjt dhe figurat e kombit. Tek ceremonia po hapej delegeacione te ndryshme pershendesnin, hynin apo largoheshin nga sheshi. Ne mendje me kalonte : valle kete flamur te kuq te bukur, kete shqiponje te bukur dy krenare...a thua elita jone politike ka fytyre ti qendroje perballe? Te mbeshtjelle ne petkun e se kuqes se turpit me dukeshin fytyrat e tyre te zgurdulluara, te fundosur dhe te harruar ne fjalet boshe...rrinin thurnin lavde perpara flamurit tone. Ndoshta ne kete dite feste bashkeqytetaret e ketij flamuri vertiten rrugeve te shkreta te ketij qyteti ne kerkim te nje sigurie,., njerez qe shpresat me shume ju fiken se sa iu ndizen...qytetare te harruar neper pluhera premtimesh e fushata politike...qe prape sot ne podiumet e tyre flisnin me zell per kete vend, kete komb dhe sakrificen e tij.
Trishtueshem e pershendeta dhe kete
nentor te kuq, i skuqur nga flamujt qe era u shkundte shpresen e ketij kombi ngadale per te nesermen.Askush s"bente gje per kete te fundit.Shijova dhe njehere brohorimeat e sinqerta te nxenesve ,mora nje arome te kuqe ne shpirt dhe u drejtova nga dalja e qytetit.
*
4- Hesht...
I varur aty lart
ti hesht...
Hesht kur te nderojne!
Hesht,
kur te terheqin
per te ngritur!
Hesht
gjate gjithe kohes...
hesht edhe
kur degjon betimet
e cbetime te bejne...
Por ti flet,
flet kur era te ben te vallezosh
uleret,
kur ngjyres tende i shtohet e kuqja...
Jep force!
Jep kurajo...
krenari !
...E ti hesht ne heshtje
...E ti flet pa thene as edhe nje fjale!
suksese te gjithe pjesemarresve dhe lexim te kendshem te gjitheve....

Last edited by a moderator: