Republic Of Kosovo
Ado !
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se koalicioni “Aleanca e Ndryshimit”, e drejtuar nga Partia Demokratike, ka siguruar 71 deputetë për Kuvendin e ri në bazë të rezultateve paraprake.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp kryetari i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi: “I gjithë procesi i numërimit të votave ka qenë transparent dhe në përgjithësi ka ecur i sigurt”.
“Mendoj se do të kemi një rezultat brenda tre ditësh”, iu përgjigj Ristani pyetjes për rezultatin përfundimtar. Ai shtoi se po numërohen kutitë e Fushë Kuqes dhe pritet të numërohen dhe kutitë e Fierit.
Përsa i takon kontrollit nga ana e KQZ-së të tabelave përmbledhëse të rezultateve të 66 KZAZ-ve në vend, Ristani tha se ka përfunduar kontrolli për qarkun e Korçës dhe Kukësit, dhe pritet që shumë shpejt të kontrollohen dhe miratohen dhe tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve të tjera.
Për herë të parë në numërimin e votave u përdor një teknologji elektronike, që sipas Ristanit, ka rritur transparencën dhe saktësinë.
“Problemet teknike kanë ekzistuar, por ato mund të zgjidhen në të ardhmen”, tha ai, ndërsa nënvizoi se “procesi zgjedhor i 28 qershorit ka qenë ndër më të mirët që ka realizuar Shqipëri dhe kështu do të jetë deri në fund”.
Ndërkohë, Partia Socialiste sapo reagoi me anë të Gramoz Ruçit, duke e quajtur deklaratën e kryetarit të KQZ-së si antikushtetuese, në momentin kur nuk janë numëruar dhe kutitë e fundit.
Partia Socialiste pretendon të marrë edhe një mandat në qarkun e Beratit nga tre kutitë e panumëruara. /gazeta start/