Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të
Bashkuara më 20 nëntor 1989.
PJESA I
Neni 1
Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç,me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet.
Neni 2
1. Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmedura në këtë Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose
çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria,
paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij
ose përfaqësuesve të tij ligjorë.
2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë efektivisht i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndëshkimit, për shkak të pozitës,
veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindërve të tij, te përfaqësuesve të tij ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij.
Neni 3
1. Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga
institucione publike, ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet
administrative, apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë
konsiderata mbizotëruese.
2. Shtetet Palë angazhohen që t’i sigurojnë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e
nevojshëm për mirëqenien e tij, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrat e
prindërve të tij, të kujdestarëve të tij ligjorë ose të personave të tjerë ligjërisht
përgjegjës për të dhe, për këtë qëllim, ata marrin të gjitha masat legjislative dhe
administrative përkatëse.
3.Shtetet Palë marrin masa që institucionet, shërbimet dhe qendrat që përgjigjen
për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e
caktuara nga autoritetet kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë, të shëndetit,
të numrit dhe aftësive të personelit të tyre si dhe të kontrollit të duhur.
Neni 4
Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të
tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë.
Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të
gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është
nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Neni 5
Shtetet Palë respektojnë përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat që kanë prindërit ose,
sipas rastit, anëtarët e familjes së zgjeruar ose të bashkësisë, siç parashikohet nga
zakoni i vendit, kujdestarët ose persona të tjerë ligjërisht përgjegjës për fëmijën,
për t’i dhënë këtij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij, drejtimin dhe
udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që i njeh atij kjo Konventë.
Neni 6
1. Shtetet Palë njohin se çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar.
2. Shtete Palë, marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe
zhvillimin e fëmijës.
Neni 7
1. Fëmija regjistrohet menjëherë sapo lind dhe qysh atëherë ka të drejtën të ketë
një emër, të drejtën për të fituar një shtetësi dhe, brenda mundësive, të drejtën për
të njohur prindërit e tij dhe për të pasur kujdesin e tyre.
2. Shtetet Palë sigurojnë zbatimin e këtyre të drejtave, në përputhje me
legjislacionin e tyre kombëtar dhe me detyrimet që rrjedhin nga instrumentet
përkatëse ndërkombëtare në këtë fushë, sidomos në rastet kur, në mungesë të tyre,
fëmija do të mbetej pa shtetësi.
Neni 8
1. Shtetet Palë marrin përsipër të respektojnë të drejtën e fëmijës për të ruajtur
identitetin e tij, përfshirë këtu shtetësinë, mbiemrin dhe lidhjet familjare, sipas
ligjit, pa ndërhyrje të paligjshme.
2. Në qoftë se një fëmije i mohohen në mënyrë të paligjshme disa ose të gjithë
elementet e identitetit të tij, Shtetet Palë i japin atij ndihmën dhe mbrojtjen e
duhur, me qëllim që identiteti i tij të rivendoset shpejt.
Neni 9
1. Shtetet Palë garantojnë që fëmija të mos ndahet nga prindërit kundër dëshirës së
tyre, përveç rastit kur autoritetet kompetente, në bazë të rishikimit gjyqësor,
vendosin që, në përputhje me ligjin dhe procedurat përkatëse kjo ndarje është e
domosdoshme, në interesin më të lartë të fëmijës. Ky vendim mund të jetë i
nevojshëm në raste të veçanta, si ai kur prindërit keqtrajtojnë ose nuk kujdesen për
fëmijën, ose kur ata jetojnë të ndarë dhe kur duhet vendosur se ku duhet të banojë
fëmija.
2. Në të gjitha rastet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, të gjitha palët e
interesuara duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutim dhe të bëjnë të
njohura mendimet e tyre.
3. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës së ndarë nga njëri ose nga të dy
prindërit, që të mbajë rregullisht marrëdhënie vetjake dhe takime të drejtpërdrejta
me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më
të lartë të fëmijës.
4. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga një Shtet Palë,si ndalimi,
burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku,
kur personi është i ndaluar nga shteti) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës,
ky Shtet Palë, sipas kërkesës, u jep prindërve, fëmijës ose, kur është rasti, një
anëtari tjetër të familjes, të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhen anëtari
ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave
dëmton mirëqenien e fëmijës. Shtetet Palë sigurojnë gjithashtu, që paraqitja e një
kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose
personat e interesuar.
Neni 10
1. Në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë sipas paragrafit 1 të nenit 9, kërkesat
e bëra nga një fëmijë ose nga prindërit e tij, me qëllim që të hyjnë në një Shtet
Palë ose të largohen prej tij, për arsye ribashkimi të familjes, trajtohen nga Shtetet
Palë në një frymë pozitive, me humanizëm dhe me shpejtësi. Shtetet Palë
sigurojnë gjithashtu që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë pasoja të
dëmshme për autorët e kërkesës dhe anëtarët e familjes së tyre.
2. Një fëmijë, prindërit e të cilit banojnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të
mbajë marrëdhënie personale dhe takime të rregullta të drejtpërdrejta me të dy
prindërit e tij, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim dhe
në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë, sipas paragrafit 1 të nenit 9, Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës dhe të prindërve të tij për t’u larguar nga çdo vend, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehen në vendin e tyre. E drejta për t’u larguar nga çdo vend bëhet objekt kufizimesh vetëm në rastet e përcaktuara me
ligj, të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin publik,
shëndetin dhe moralin publik ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve dhe që janë në
pajtim me të drejtat e njohura në këtë Konventë.
Neni 11
1.Shtetet Palë marrin masa për të luftuar zhvendosjet dhe mosrikthimet e
paligjshme të fëmijëve në vend të huaj.
2.Për këtë qëllim, Shtetet Palë nxisin përfundimin e marrëveshjeve dypalëshe ose
shumëpalëshe ose aderimin në marrëveshjet ekzistuese.
Neni 12
1. Shtetet Palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të
drejtën për t’I shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të,
duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.
2. Për këtë qëllim, fëmijës i jepet mundësia që të dëgjohet në çdo procedurë
gjyqësore ose administrative, që ka të bëjë me të, qoftë drejtpërdrejt, qoftë
nëpërmjet një përfaqësuesi ose të një organi të përshtatshëm, në përputhje me
rregullat e procedurës së legjislacionit kombëtar
Neni 13
1. Fëmija ka të drejtën e lirisë së shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të
kërkuar, për të marrë dhe për të përcjellë informacione dhe ide të çdo lloji, pa
marrë parasysh kujfijtë, në formë gojore, të shkruar, të shtypur ose artistike, ose
me çdo mjet tjetër të zgjedhur nga fëmija.
2. Ushtrimi i kësaj të drejte mund t’i nënshtrohet disa kufizimeve, por vetëm kur
përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme për:
(a) Respektimin e të drejtave ose reputacionit të të tjerëve; ose
(b) Mbrojtjen e sigurimit kombëtar, të rendit publik, të shëndetit ose të moralit
publik.
Neni 14
1. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës për lirinë e mendimit, të
ndërgjegjes dhe të fesë.
2. Shtetet Palë respektojnë të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe, sipas rastit, të
përfaqësuesve ligjorë të fëmijës, për ta drejtuar atë në ushtrimin e të drejtës së tij,
në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij.
3. Liria për të manifestuar fenë ose bindjet e tij mund t’u nënshtrohet vetëm
kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe që janë të domosdoshme për të mbrojtur
sigurinë publike, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik, ose liritë dhe të
drejtat themelore të të tjerëve.
Neni 15
1. Shtetet Palë njohin të drejtat e fëmijës për lirinë e organizimit dhe lirinë e
grumbullimit paqësor.
2. Asnjë kufizim nuk mund të ketë në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç atyre
të përcaktuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në
interes të sigurimit kombëtar, të sigurisë publike ose të rendit publik, ose për të
mbrojtur shëndetin ose moralin publik, ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
Neni 16
1. Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën
e tij private, në familje, në shtëpi ose në korrespondencën e tij, as cënimeve të
kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij.
2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cënimeve të
tilla.
Neni 17
Shtetet Palë njohin funksionin e rëndësishëm që përmbushin mjetet e komunikimit
masiv dhe garantojnë që fëmija të marrë informacione dhe materiale që vijnë nga
burime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos ato që synojnë të
rrisin mirëqenien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si dhe shëndetin e tij fizik
dhe mendor. Për këtë qëllim Shtetet Palë:
(a) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv për të përhapur një informacion dhe
materiale me dobi shoqërore dhe kulturore për fëmijën dhe në përputhje me
frymën e nenit 29;
(b) Inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në prodhimin, shkëmbimin dhe
shpërndarjen e të tilla informacioneve dhe materialeve nga burime të ndryshme
kulturore, kombëtare e ndërkombëtare;
(c) Inkurajojnë prodhimin dhe përhapjen e librave për fëmijë;
(d) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv, mbajnë parasysh, në mënyrë të
veçantë nevojat gjuhësore, të fëmijës që i përket një grupi etnik ose është
autokton;
(e) Nxisin përpunimin e orientimeve të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës nga
informacioni dhe materialet që dëmtojnë mirëqenien e tij, duke pasur parasysh
dispozitat e neneve 13 dhe 18.