Kombëtarja shqiptare U-17 kualifikohet për të dytin vit radhazi në “Elitë Raund” të kësaj grupmoshe.
![11buur5.jpg 11buur5.jpg](https://fv.al/data/attachments/119/119000-32af06ac4b80d728f7e4c8780eb6b6d7.jpg)
Kuqezinjtë e drejtuar nga boshnjaku Mustedanagic barazuan pa gola me Finlandën, por falë fitores së Rumanisë 2-0 ndaj Bjellorusisë arritën të siguronin biletën mes 26 skuadrave më të mira të Europës për këtë moshë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Korçës është ndjekur nga afër edhe nga trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, i cili të enjten do të rinovojë kontratën me FSHF-në.
Me një fitore, një barazim dhe një humbje, Shqipëria U-17 e mbyll në vendin e dytë këtë raund eliminator të Europianit të kësaj grupmoshe, finalet e të cilit do të luhen vitin tjetër në Maltë.
/Top Channel