LAا- Mijra besimtarë katolikë, banorë të zonës dhe qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, kanë kremtuar sot në në kishën mesjetare të Shna Ndout, ritualin fetar kristian që kremtohet edhe në kishën e njohur me të njejtin emër pranë qytetit të Laçit.
Ata që e njohin Shën Ndoin, ata që i kanë përjetuar mrekullitë e tij, mezi i presin të martat dhe 13 qershorin, ditën e madhe të shenjtit. Për 13 të marta me radhë, Kisha e Laçit mirëpriti besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj deri më 13 qershor, kur është dhe dita e përkujtimit të shenjtit.
Besimtarë nga të gjitha fetë, madje edhe ateistë marrin mundimin të ngjiten në këtë kishë, rreth 50 km larg Tiranës, me shpresë se do të gjejnë shpëtimin fizik dhe shpirtëror.
Ata thonë se njeriu i shenjtë i këtij vendi, ose Shën Ndoi, do ti shpëtojë nga vuajtjet dhe problemet e tjera që kanë. Pelegrinët ngjiten në këtë mal duke kryer gjatë gjithë rrugës rite të ndryshme.
Historia e këtij vendi të shenjtë daton në shek e 12 dhe është e mbushur plot me gojëdhëna të murgjve të keqtrajtuar që kundërshtonin armiqtë e kristianizmit, madje dhe perandorinë osmane. Të gjithë janë të mirëpritur në këtë vend të shenjtë, pavarësisht nga besimi fetar që ata kanë
/BalkanWeb