fcbesia
Anëtar i Respektuar
Kina deklaroi se është gati për t’i dhuruar botës një nga Lojërat më të mëdha Olimpike, pavarësisht se kritikohet ashpër për shkelje të drejtave të njeriut. “Ne i përgatitim Lojërat e Pekinit për shtatë vjet dhe ne tani jemi gati, ne kemi bindjen se do të jenë të suksesshme”, - tha zëdhënësi i Komitetit Organizator “Pekin 2008’, Sun Ueide. Në Kinë janë aktualisht sportistët më të mirë të botës, të cilët premtojnë përveç medaljeve dhe spektakël e rekorde.
Flaka Olimpike bëri xhiron e fundit përgjatë Murit të Madh kinez, e mbajtur nga 18 pishtarëmhajtës dhe ku u lëshuan në qiell 2008 pëllumba gri, të shoqëruar në një koreografi e muzikë.
Për Kinën, Lojërat janë një mundësi për t’i treguar botës se çfarë kanë bërë komunistët në transformimin ekonomik të vendit, qysh kur ata erdhën në pushtet në vitin 1949, por edhe t’u bëjnë rivalitet Lojërave të zhvilluara në Japoni (1964) e në Korenë e Jugut (1988). “Kina është një vend në tranzicion, me një të ardhme të madhe, me një potencial të jashtëzakonshëm dhe përballë sfidave të mëdha”, - tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar pas mbërritjes në Pekin.
Më shumë se 100 krerë shtetesh (përfshirë edhe kryeministrin shqiptar Berisha) do të jenë të pranishëm në ceremoninë zyrtare të Lojërave, edhe pse ndaj Kinës ka një qëndrim të ashpër ndërkombëtar në lidhje me çështjen e Tibetit.
Ceremonia e lojërave Olimpike do të zhvillohet, të premten, më 8 gusht në orën 20:00 (lokale), ose në orën 14:00 me orën shqiptare. Numri “8’, pra 8 gushti, për kinezët është një shenjë mbarësie. Më shumë se 10 mijë atletë do të konkurrojnë për medaljet e arta, argjendta e të bronzta.
Kina numëron më shumë se 1.3 miliardë banorë dhe ka qenë shumë e vështirë për të siguruar një biletë edhe për disiplinat, në dukje më pak të rëndësishme.
Më shumë se 100 mijë personel sigurimi do të patrullojnë Pekinin, ndërkohë që policia ka marrë masa të jashtëzakonshme në afërsi të stadiumit kombëtar “اerdhja e zogut”, për të përballuar çdo trazirë të mundshme. Pak ditë më parë, grupe terroriste jashtë Kinës kërcënuan se do të rrezikonin ecurinë e Lojërave duke kryer atentate.
Emigrantë tibetianë në Indi dhe Nepak mbajtën protesta anti-Kinë, në prag të Lojërave Olimpike. Në Nju Dehli ishin rreth 1000 protestues, duke mbajtur flamuj tibetianë e thirrur “Jo Lojërave Olimpike në Kinë”. India është shtëpia e 100 mijë refugjatëve ng Tibeti.

Albania-Sport