TIRANث- Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme. Një djalë 24-vjeç është therur me thikë në zonën periferike të Kamzës, ndërkohë që mësohet se viktima është Elson Fjerza. Policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin e vrasjes. Ai quhet Emiliano Dautlliu, 17 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima Elson Fjerza është nga Fushë-Kruja, dhe motivi sipas dëshmisë që ka dhënë 17-vjeçari në polici, është ngacmimi i motrës së tij nga ana e viktimës.
Nga hetimet paraprake mësohet se autori i krimit njihet si shtetas me precendentë penal për policinë, pasi pak kohë më parë mbi të rëndonte akuza e vjedhjes.
Pas arrestimit, adoleshenti ka rrëfyer në polici se sherri me 24-vjecarin, të cilin e kishte dhe komshi ka ndodhur pasi ai i kishte ngacmuar motrën.
/Shekulli Online.Përgatiti: E.Sh/