▌VNSHD▐
BSNT
Sa zgjohesh në mëngjes, dëshira e parë është një kafe e mirë para se të përballesh me botën dhe punët e ditës. Sipas një studimi anglez, efektet e kafes së parë të ditës janë komplet psikologjike. Ky studim u zhvillua nga universiteti i East London mbi dy grupe personash, gjithsej 88 kavie nga 18 deri 47 vjeç, konsumator të përditshëm kafeje: Një grup vazhdoi të pinte kafen e mëngjesit, ndërsa tjetrët pa e ditur iu dhanë kafe dekafeniato. Pas një periudhe të shkurtër prove, pjesëmarrësit u pyetën mbi performancën e tyre të mëngjesit: Përqendrim, nivelet e reflekseve, në timon dhe në punë, reagimet e paparashikuara, gjallëri. Përgjigjet dhe reagimet ishin të njëjta për të dy grupet. Grupi që nuk mori kafe normale nuk pësoi asnjë ndryshim në reagimet e mëngjesit. Rezultatet e studimit tregojnë se është truri ai që kërkon dozën e kafes përpara fizikut. Aftësitë stimuluese të kafes nuk hidhen poshtë, por jo në atë të mëngjesit.
STANDARD.AL
STANDARD.AL