“Shqipëria është djepi i radhës i terroristëve të ISIS”.
Alarmi vjen nga Italia ku në një artikull të saj e përditshmja “La Repubblica” shkruan për rritjen e rrezikut terrorist në Shqipëri.
Në artikullin me titull “Terrorizmi, flamujtë e ISIS në fshatrat shqiptare”, e përditshmja italiane ngre alarmin e rritjes së rrezikut terrorist në Shqipëri, pasi sipas saj është rritur numri i personave të radikalizuar islamistë në vendin tonë.
Shkrimi është bazuar në informacionet e marra shërbimet e Inteligjencës italiane ku theksohet se rajoni më i afërt italian i cili pritet të goditet nga terroristët është ai i Puglias.
“Djemtë nga fshatrat e Leshnica, Zagorcan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Eurpën të dridhet. Më i rrezikshmi nga ata qe Almir Daci, me origjinë nga Leshnica, ku drejtonte xhaminë e cila ka radikalizuar qindra persona. Almir Daci thuhet se ka vdekuar në marsin e shkuar në Siri.” shkruan “La Repubblica”.
Sipas inteligjencës italiane në rajonin e Pugias jetojnë prej kohësh shqiptarë me prejardhje nga këto qyteza jug-lindore të Shqipërisë. I tillë ishte dhe Ervis Alinji, i cili kishte emigruar që i vogël në Puglia së bashku me famijen e tij. Pak kohë më parë ai u kthye në Shqipëri, ku u radikalizua dhe u nis për Siri ku gjeti dhe vdekjen.
Por jo vetëm kaq, pasi shqiptarë të radikalizuar sipas gazetës italiane vijnë edhe nga zonat jug-lindore të Shqipërisë. Në artikull thuhet se ata janë eksponentë të kriminalitetit shqiptar që veprojnë në provincën e Barit dhe që merren me trafik armësh e lëndësh narkotike.
“Një faktor ky, që sipas inteligjencës italiane bën potencialisht më të rrezikshëm situatën, pasi mund të krijoj lidhje mes krimit të organizuar e organizatave terroriste.” thuhet më tej në artikull
Express