Titulli: CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )
Cilët janë elementët bazë të një CV?
Nëse një punëdhënës kërkon të shoh CV tuaj, ai po kërkon për një gjë- një dokument që provon pse ti je kandidati ideal që ata të investojnë kohën dhe paratë.
Nuk egziston një format universal për CV, por është e rëndësishme që CV juaj të përmbajë këto element:
Të dhënat personale- këtu përfshihen emri, adresa, numri i telefonit dhe adresa e e-mailit në mënyrë që çdo punëdhënës të kontaktojë me lëhtësi. Informacione si kombësia, mosha dhe kategoria e patentës janë opsionale.
Deklarimi Personal- një paragraf i cili tërheq menjëherë vëmendjen e lexuesit dhe i shtyn ata të mësojnë më shumë për ty. Tregohu i kujdesshëm të mos jepni shumë informacion në këtë pjesë. Përmend aftësitë tuaja më të mira dhe tregoni lidhjen me pozicionin që po aplikoni, për ti treguar punëdhënësit pse ju i plotësoni kërkesat e tyre.
Eksperienca e punës- listo pozicionet e fundit të punës, duke vazhduar në mënyrë kronologjike me të dhënat si emri, vendi, faqja e internetit dhe data/viti i punësimit në kompanitë për të cilat ke punuar. Trego përgjegjësitë dhe arritjet të ndara me pika, në mënyrë që personi që sheh CV të shoh lidhjen e eksperiencës tuaj me pozicionin që ata ofrojnë.
Edukimi- sërish, në rend kronologjik të kundërt, jep të dhënat për kualifikimet akademike dhe profesionale që keni marr. Nëse është hera e parë që po kërkoni punë pasi keni mbaruar studimet, vendosni këto të dhënat para eksperiencës së punës.
Aftësitë- ndër vite ju keni fituar shumë aftësi, disa shumë të rëndësishme, disa ndoshta më pak. Përmend aftësitë bazë kompjuterike apo për programe të tjera që ke mësuar, si dhe gjuhët e huaja duke përcaktuar nivelin e tyre. Aftësi të tilla si aftësitë komunikuese apo menaxhim projekti është mirë të mbështeten me shembuj konkret.
Hobi dhe interesa- përfshirja e tyre është opsionale. Ideja është që me anë të tyre të japësh një tablo më të qartë, madje dhe diçka më personale për të folur gjatë intervistës së punës.
Referencat- nuk është e nevojshme të listosh referencat në CV tuaj, por duhet të përcaktoni që ato janë të përfshira në dosjen tuaj. Nëse është puna e parë e juaja, është një ide e mirë të përmendni tutorët dhe mentorët tuaj. Duhet të keni kujdes të merrni referenca nga njerëz të cilët mendoni se do të japin vlerësime positive për ju dhe të siguroheni që ata janë lehtësisht të kontaktueshëm nga punëdhënësit.
Një format i qartë dhe i thjeshtë- gjithmonë CV juaj nuk duhet të jetë më shumë se dy faqe format A4. Duhet të jetë sa e lehtë dhe e qartë për secilin që lexon CV tuaj, për të gjetur sa me lehtë informacionin që kërkojnë.
Qëllimi i këtij dokumenti nuk është të fitosh punën, por të therrasin për intervistën e punës. Gjithmonë kujtohu se nuk po e shkruan CV për veten tënde por për punëdhënësin. Ndërsa e shkruan, vëje veten në këpucët e tjetrit. Mbaje sa më shkurt, dhe mbi të gjitha, sa më interesante.
Kini kujdes:
- Mos përdorni shumë imazhe apo ngjyra në CV tuaj.
- Mos përdorni paragrafe shumë të gjatë.
- Mos e teproni me shkrimin e theksuar.
- Teksti i nënvizuar duhet të përdoret vetëm për faqe internet.
- Përdorni lloje shkrimi si Times New Roman apo Arial-janë më të lehtë për tu lexuar.
- Shmang përdorimin e shkrimit më të vogël se 11, sepse e vështirëson leximin.
Dhe së fundi……
Kontrolloni për gabime drejtëshkrimore. اdo gabim është përgjegjësia juaj dhe janë një nga elementët kryesor që punëdhënësit përdorin për të identifikuar kandidatët e dobët.
---------- Post added at 19:17 ---------- Previous post was at 19:15 ----------
Kur intervistuesi ju pyet: Cilat janë pikat e tua më të forta?
Kurthi: Kjo duket si një pyetje e thjeshtë por kini kujdes. Ju nuk do të donit që të paraqiteni si një egoist apo arrogant. Por nuk është as momenti për të qënë i përulur
Përgjigjja më e mirë: Përpara çdo interviste ju duhet të keni përgatitur në mendjen tuaj një listë të pikave tuaja më të forta. Gjithashtu ju duhet të keni një ose dy shembuj specifik të cilat ilustrojnë secilën prej pikave tuaja më të forta, konkretisht një shembull të zgjedhur nga një prej arritjeve tuaja më të fundit dhe më të suksesshme.
Ju duhet të memorizoni kaq mirë listën me sukseset tuaja dhe shembujt përkates sa edhe po t’ju zgjojnë në orën 02:30 të mëngjesit ju do të mund ti thonit përmendësh. Mbasi të keni zbuluar kërkesat kryesore të intervistuesit tuaj mund të zgjidhni arritjet me të përshtatshme nga lista juaj. Si një guidë e përgjithshme, 10 cilësitë që një punëdhënës dëshiron të shoh tek punëmarrësi në shumicën e rasteve janë:
1. Një listë arritjesh të dokumentuara sidomos nëse lista juaj e arritjeve, përputhet me kerkesat specifike të punëdhënësit.
2. Inteligjencë…aftësi menaxhuese…
3. Ndershmëri…Integritet moral
4. Nje person qe di te pershtatet me kulturen e kompanise…Dikush me te cilin mund te ndjehesh mire…I afte te punoje ne grup.
5. Të qënurit person i pëlqyeshëm…me qëndrim pozitiv…dhe sens humori
6. Aftësi të mira komunikuse.
7. Të qenurit person i devotshëm…i vullnetshëm për të bërë maksimumin e mundshëm me qëllim që të arrijë rezultate të larta.
8. Me objektiva të mirë përcaktuara
9. Entuziast dhe i motivuar.
10. Një njeri i mbushur me vetëbesim…në formë të mirë fizike…me shpirtin e një udhëheqësi.
duapune
---------- Post added at 19:18 ---------- Previous post was at 19:17 ----------
Kur intervistuesi ju pyet:Si e përkufizon suksesin….dhe si e mat atë bazuar në përkufizimin tënd?
Kurthi: Duket si një pyetje e qartë. Por, edhe drejtuesit ekzekutivë, nëse janë të papërgatitur, dështojnë në dhënien e përgjigjes.
Përgjigja më e mirë: Jep një përkufizim të mirë pranuar të suksesit i cili përfshin shumë element të arritjeve të tua.
Shembull: “Përkufizimi më i mirë që unë kam, - që suksesi është realizim progresiv i qëllimeve të paracaktuara”.
“ mënyra se si unë e masë suksesin bazuar në këtë përkufizim, do ta konsideroja veten të suksesshëm dhe me fat…” (më pas përmblidh qëllimet e karrierës tënde dhe trego se si arritjet e tua kanë përfaqësuar padiskutim rrugën drejt realizimit të qëllimeve që kishe vendosur)
duapune
---------- Post added at 19:19 ---------- Previous post was at 19:18 ----------
Kur intervistuesi ju pyet: Pse doni të largoheni (apo jeni larguar) nga pozicioni aktual?
Kurthi: asnjëherë mos flisni keq për stafin drejtues, punonjësit, shefin dhe klientët e kompanisë ku keni punuar. Ky rregull është absolut: asnjëherë mos u trego negativë! Veçanërisht, mundohu të shmangësh përdorimin e fjalëve të tilla si “mospërputhje karakteri”, “nuk arritëm të kuptoheshim”, apo fjalë të tjera të cilat lidhen me kompetencat, integritetin apo temperamentin tuaj.
Përgjigja më e mirë:
(nëse aktualisht jëni në atë pozicion)
Nëse nuk jeni 100% i sigurtë që do të largoheni nga pozicioni aktual, mos kini frikë. Duke patur një punë, jeni në një pozicion më të sigurtë se dikush që nuk e ka një të tillë. Deklaroni sinqerisht që ju kërkoni një pozicion të ri pune. Përgjigja juaj duhet të jetë më e sigurtë dhe e vendosur nëse e dini se cili është pozicioni dhe nëse ai përputhet me atë që ju kërkoni.
(nëse nuk keni një punë)
Asnjëherë mos gënjëni nëse ju kanë pushuar nga puna. Nuk është etike dhe është lehtësisht e vërtetueshme. Gjithashtu mos u mundoni të justifikoni veten, duke shmangur pqërgjegjësitë tuaja. Edhe më mirë nëse largimi juaj ka qënë për shkak të shkrirjes së departamentit, të shkurtimit të stafit etj. Jepni një përshkrim të pushimit tuaj nga ai pozicion, pa shfaqur ndenja negative, duke treguar se e mirëkuptoni këtë situatë dhe që do të kishit marr të njëjtin vendim. Kjo do të rrisë imazhin dhe pozicionin tuaj dhe do të tregojë se ju tashmë e keni kaluar atë periudhë.
Për të gjitha pozicionet e mëparshme:
Sigurohuni që keni një arsyetim të mirë e të shkurtër për të gjitha rastet e mëparshme që jeni larguar nga puna. Arsyet më të mira janë: më shumë para, mundësi më të mira, më shumë përgjegjësi apo rritje profesionale.
duapune
---------- Post added at 19:21 ---------- Previous post was at 19:19 ----------
Kur intervistuesi ju pyet
se duhet t’ju punësojë ju?
Kurthi: Besoje ose jo, kjo është pyetje “vrasëse” sepse shumë prej kandidatëve janë të papërgatitur për një pyetje të tillë. Nëse këtu ju filloni të belbëzoni pa thënë qartësisht argumentet, keni humbur të gjitha mundësitë.
Përgjigja më e mirë: Tani e kuptoni se sa e rëndësishme është të aplikoni strategjinë e zbulimit të nevojave dhe kërkesave të punëdhënësit përpara se ti përgjigjeni kësaj pyetje? Nëse ju i dini kërkesat dhe dëshirat e punëdhënësit, kjo pyetje do t’iu rrisë mundësitë e përzgjedhjes sepse ju ndryshe nga kandidatët e tjerë do ti jepni intervistuesit arsyet më të mira për t’ju punësuar- arsyet që kanë lidhje drejtpërdrejtë me kërkesat dhe nevojat e tij.
Pavarësisht nëse intervistuesi e bën këtë pyetje shprehimisht apo jo, kjo është pyetja më e rëndësishme e intervistës tuaj. Përmend secilën kërkesë të pozicionit të punës dhe argumento pse ju e plotësoni atë kërkesë shumë mirë.
Shembull: “Ashtu si unë i kuptoj kërkesat tuaja, ju po kërkoni fillimisht për dikë që mund të menaxhojë shitjet si dhe marketingun e sektorit të botimeve. Ashtu sic dhe ju thatë, ju kërkoni dikë me eksperiencë në shitjen e librave. Pikërisht në këtë fushë, unë kam investuar 18 vjet të karrierës time. Besoj se i di kontaktet e duhura, metodat, parimet dhe teknika të suksesshme menaxhimi më mirë se cdonjeri tjetër në industrinë tonë”.
“Gjithashtu ju duhet një person që të zgjerojë linjat e shpërndarjes. Në pozicionin tim më parë, idetë e mia novatore dyfishuan, më pas trefishuan, numrin e shitjeve të librave në kompaninë tonë. Jam i sigurtë se mund të bëj të njëjtën gjë për kompaninë tuaj”.
duapune
---------- Post added at 19:22 ---------- Previous post was at 19:21 ----------
Cfarë pyetjesh mund ti bëni intervistuesit?
Intervista nuk ka përfunduar akoma. Pasi intervistuesi të ketë bërë të gjitha pyetjet, do t’ju pyes nëse ju keni ndonjë pyetje për kompaninë. Do të ishte më mirë që ju ti keni parapërgatitur.
Sa më të përshtatshme dhe në lidhje me kompaninë apo pozicionin të jenë pyetjet aq më shumë i/e përkushtuar dhe entuziastë do dukeni. Dy deri në tre pyetje janë mjaftueshëm.
Shmangni pyetje që kanë lidhje me pagën, pushimet, orarin të cilat mund të negociohen pasi të keni fituar punën. Për momentin ju jeni duke bërë intervistën, kështu që ju duhet të tregoni se sa i interesuar, inteligjentë dhe i përkushtuar jeni.
Aspekte për të cilat mund të pyesni përfshijnë:
Pozicioni i punës- përgjegjësitë, projekte të veçanta, qëllimet kryesore, kriteret e performancës.
Vlerësimi i performancës- skema e vlerësimit, metodat e rishikimit, pagesat apo promovimi.
Organizimi i kompanisë apo i Departamentit- kujt do ti raportosh, cili është roli juaj në organizatë etj.
Mundësi- si udhëtime, trajnime, kualifikime etj.
Karriera- mundësi promovimi, pritshëmritë e kompanisë, rritja e kompanisë dhe zhvillimi më tej.
Më konkretisht disa nga pyetjet mund të jenë:
Pse pozicioni është i lirë?
Cilat janë prioritetet kryesore të këtij pozicioni për 6 muajt e ardhshëm?
Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet Departamenti apo ekipi i punës aktualisht?
A ka promovime brenda organizatës?
Ofrohen trajnime apo mundësi të tjera zhvillimi profesional nga Kompania?
Kur do të lajmëroni?
---------- Post added at 19:26 ---------- Previous post was at 19:22 ----------
Rregullat e sjelljes gjatë një interviste pune
Përpara intervistës…
-Sigurohu qe jeni i/e pastër dhe flokë të rregulltë!
-Mbaj mend që është më mirë shume e veshur se sa e zhveshur!
-Merrni me vete kopje të CV tuaj.
-Sigurohu që të keni mjaftueshëm kohë për të shkuar në intervistë. Mundohuni të jeni 10 minuta përpara, por jo më përpara se kaq.
-Trajtoni me respekt recepsionisten apo asistenten. Ju asnjeherë nuk mund të dini se cfarë roli mund të kenë ato në procesin e punësimit.
Gjatë intervistës….
-Krijoni një përshtypje të parë pozitive dhe profesionale duke u treguar i sigurtë dhe duke dhënë një shtrëngim duarsh të vendosur të gjithë intervistuesve, duke iu drejtuar në emër ndërkohë që ai/ajo prezantohet
-Përforco profesionalizmin dhe aftësinë tënde për të komunikuar efektivisht duke folur qartë dhe duke shmangur pasthirrma si “uh”, “aha”, apo zhargon.
-Përdorni një fjalor profesional, nëse pyetja e kërkon dicka të tillë.
-Mbani kontakt me sy kur flisni.
-Mos luaj me duart, mos prekni fytyrën si dhe mos bëni shenja nervozizmi.
Pas intervistës…..
-Sigurohu që të falenderosh dhe ti japësh dorën secilit intervistues.
-Dërgojini një letër apo një e-mail të shkurtër falenderimi secilit prej intervistuesve sapo të arrini në shtëpi.
---------- Post added at 19:28 ---------- Previous post was at 19:26 ----------
8 gjerat qe nuk duhet te beni ne nje interviste pune
1. Mos tregoni mungesë interesi apo entuziazmi
2. Mos theksoni rëndësine e parave si interesin tuaj parësor për punën.
3. Mos pretendoni shumë për një kohë të shkurtër- tregohuni te hapur ndaj idese per te filluar nga poshte dhe te punoni per tu ngritur larte
4. Mos fajëso punëdhënës të mëparshëm, komentet mundohuni ti keni sa më pozitivë.
5. Mos u trego i pavendosur, jotolerantë apo me paragjykime.
6. Mos shkoni me vonesë në intervistë.
7. Mos u tregoni kontradiktor në përgjigjet tuaja.
8. Mos pini cigare, përtypni cumcakiz edhe nëse të ofrohet apo nëse intervistuesi bënte njëjtën gjë. Hiqni zilen e celularit.
1. Mos tregoni mungesë interesi apo entuziazmi
2. Mos theksoni rëndësine e parave si interesin tuaj parësor për punën.
3. Mos pretendoni shumë për një kohë të shkurtër- tregohuni te hapur ndaj idese per te filluar nga poshte dhe te punoni per tu ngritur larte
4. Mos fajëso punëdhënës të mëparshëm, komentet mundohuni ti keni sa më pozitivë.
5. Mos u trego i pavendosur, jotolerantë apo me paragjykime.
6. Mos shkoni me vonesë në intervistë.
7. Mos u tregoni kontradiktor në përgjigjet tuaja.
8. Mos pini cigare, përtypni cumcakiz edhe nëse të ofrohet apo nëse intervistuesi bënte njëjtën gjë. Hiqni zilen e celularit.